close
Kulture

YLLKA GASHI KRAHAS YJEVE BOTËRORË NË “BAFTA 2022”

yllka

Plot 264 filma kanë aplikuar për mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve “BAFTA”, me pesë vende të disponueshme për t’u nominuar për çmimin kryesor, “Filmi më i mirë”. Revista prestigjoze “Variety”  paraqet mes shumë emrash të njohur me famë botërore si Nicole Kidman, Olivia Colman, Penelope Cruz, Jessica Chastain, Kristen Stewart etj, dhe aktoren nga Kosova Yllka Gashi.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe vetë aktorja shqiptare, ku shprehet se ndihet shumë krenare dhe e vlerësuar edhe nëse kjo mbetet vetëm një parashikim. Gashi interpreton në filmin “Zgjoi”, të Blerta Bashollit, i cili është përfshirë në listën e ngushtë të nominimeve për një Oscar.

Ta shoh emrin tim, të filmit “Zgjoi”, të Blerta Bashollit e produksionit ikonë, e emrin e Kosovës në këto lista, më duhet ta pranoj që zemra më bëhet mal nga gëzimi e krenaria, por edhe nga mirënjohja e falenderimi që kam për ata me të cilët kam pasur fatin e mirë ta bëjmë këtë film”, është shprehur aktorja.

Gashi vijon më tej duke u shprehur se të punosh me një regjisore si Blerta Basholli është e mrekullueshme dhe frymëzim për çdo sukses që kanë pasur deri më tani.  Yllka Gashi e ka cilësuar kastin e aktorëve që luajnë në film si një ekip fantastik.

Klan News

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia