close
Top LajmeVendi

ZAEV: 66 MILIONË EURO NGA BE-ja PËR RMV-në

DESKOSKA PROPOZON QË PARATË PËR PARTITË TË MOS JEPEN KËTË VIT


Pas lajmit të mirë që mori vendi nga Brukseli për marrjen e datës për hapjen e negociatave, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, dha edhe një lajm të mirë për qytetarët.

“Menjëherë pas publikimit të këtij vendimi, erdhën edhe lajmet e para për ndihmë serioze për vendin tonë, në luftën kundër korovanavirusit. Kush tjetër përpos Bashkimit Evropian? Ata do të ndajnë 66 milionë euro për Maqedoninë e Veriut. 50 milionë do të shkojnë për rimëkëmbjen ekonomiko-sociale, 9 milionë euro për ndihmë të sektorin privat, 3 milionë euro ndihmë e drejtpërdrejt buxhetore, 4 milionë euro për nevojat tona urgjente.”- tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev

Ai rikujtoi qytetarët se shteti u bë anëtar i NATO-s dhe morri datën për hapjen e bisedimeve vetëm 2 vjet e gjysmë pasi partia e tij mori pushtetin. Zaev tha se e kanë uruar shumë lider botërorë dhe evropian, përveç se opozita. Ai tha se këto suksese nuk do të bëheshin pa Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.
Kryetari i LSDM-së tha se partia e përkrah iniciativën e ministres së Drejtësisë, e cila do të propozojë rezolutë që do të ketë forcë ligjore që paratë që u takojnë partive në bazë të Ligjit për financimin e partive, mos të paguhen këtë vit.  E nga opozita i bëri thirrje pushtetit që të heqin dorë nga pagat.

“Propozojmë që të gjithë 26 ministrat të heqin dorë nga të ardhurat që shkojnë prej në 70 mijë deri më 90 mijë euro neto, dhe të punojnë pro-bono. Le të heqin dorë edhe nga privilegjet që shkojnë me funksionin si vetura zyrtare, telefona dhe riprezentime që paguhen me para të qytetarëve.”- shprehet Zëdhënësi i VMRO DPMNE-së Naum Stoilkovski.

Propozimi zyrtar ende nuk ka ardhur në Qeveri, e pasdite pritet takimi koordinues ku do të vendoset se a do të votohet kjo masë. Këtë propozim e përkrah edhe Alternativa e Afrim Gashit. /Furkan Saliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia