close
Top LajmeVendi

ZAEV: 8.000 DOZA TË VAKSINËS “FAJZER” ARRIJNË NGA SERBIA

F309B354-76E2-47C0-87C6-46135D847BBA

“DOZAT E VAKSINAVE DO TË PAGUHEN ME ÇMIMIN E FURNIZIMIT”


Serbia do të ndajë 8.000 vaksina të kompanisë “Fajzer” për Maqedoninë e Veriut – ka njoftuar Kryeministri Zoran Zaev. Serbia, sic tha Kryeministri, i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së autoriteteve të Shkupit, kurse ndihma është konfirmuar gjatë një komunikimi me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Sipas Zaevit autoritetet serbe kishin ofruar që vaksinat të jenë donacion, por në fund është arritur marrëveshja që Maqedonia e Veriut t`I pagujaë vaksinat, por me çmimin e furnizimit.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR I RMV-së

“E pranuam ndihmën e ofruar nga Serbia përmes Presidentit Vuçiq. Në mëngjes biseduam, kurse detajet do t`I dakordojmë gjatë ditës. Bëhet fjalë për 8.000 vaksina nga “Fajzer”, kurse të tjerat duhet të dakordohen përmes marrëveshjeve që I ka Serbia, nëse ka mundësi t`I japin. Në emër të popullit të Maqedonisë së Veriut, falënderoj Serbinë për këtë akt miqësie”

Kryeministri Zaev theksoi se gjatë ditës do të bsiedojë edhe me Kryeministren serbe Ana Bërnabiq për detajet e transportit të vaksinave, duke paralajmëruar edhe bisedime mes Ministrive të Shëndetësisë së dy vendeve. Ai konfirmoi se të parët që do të injektohen do të jenë punonjësit shëndetësor nëpër covid-qendrat, e më pas të tjerët që I takojnë grupeve të rerzikuara.

Ndërkohë, autoritetet e Maqedonisë së Veriut, janë në pritje të 5.850 vaksinave të dakorduara nga Kompania “Fajzer” që duhet të arrijnë në Shkurt. Bëhet fjalë për marrëveshjen për furnizim të 800 mijë dozave për 400 mijë qytetarë, si dhe dozat që do të arrijnë përmes mekanizmit Kovaks.

Autoritetet e shëndetësisë në Shkup, thonë se janë të gatshëm për procesin vaksinimit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi se Klinika për Transfuziologji ka dhënë 2 frigoriferë për ruajtjen e vaksinës së Fajzerit në minus 80 gradë celsius, kurse gjatë fundjavës arritën edhe dy të tjerë të këtij lloji. Sipas njoftimeve, deri në fund të Janarit duhet të arrijnë edhe tre frigoriferë për vaksinën e Fajzerit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia