close
Top LajmeVendi

ZAEV: BESA NUK KËRKON TË NDRYSHOHET IDENTITETI MAQEDONAS

Screenshot_2

Kryeministri kritika liderit opozitar Mickoskit


Në vetë finalen e procesit për ndryshimet kushtetuese dhe për zbatimin e Marrëveshjes me Greqinë për emër të zgjeruar të Maqedonisë, kryeministri Zoran Zaev është i rezervuar sa i përket përkrahjes në parlament. Nëse nuk votojnë së paku 80-të deputetë për çka letërlakmus do të jetë deklarimi lidhur me amendamentin e parë prej të katërve, ndoshta edhe sot ai paralajmëron përgjegjësi personale dhe partiake. Shumica e 2/3 për çka me muaj të tërë është biseduar në momentin e fundit e sollën në pikëpyetje kushtet e vëna nga krahu i Besës së Bilall Kasamit.

Ky është momenti i së vërtetës për qeverinë e kryeministrit Zoran Zaev i cili thotë se të gjitha forcat politike i vuri në kartë-zgjidhja e konfliktit një dekadësh me Greqinë për një emër kompromisi Republika e Maqedonisë së Veriut, por ende nuk e di se a ka 80-të vota deputetësh në parlament. Votimi i amendamentit të parë i ndryshimeve kushtetuese sot apo nesër do ta jep përgjigjen.

“Sot do të dihet, nëse nuk ka shumicë do të pasojë mbledhja e këshillit qendror e LSDM-së dhe bartja e përgjegjësisë. Nuk ka asgjë tjetër, nëse vazhdon procesi, ne vendosim çdo gjë në këtë kartë, dhe absolutisht në politikë siç merren benefite dhe shpërblime, poashtu merret edhe përgjgegjësia…ose do të kemi së paku 80-të vota ose pason përgjegjësia-tha Zoran Zaev Kryeministër.

Gjatë debatit tre mujor dhe pazareve politike, procesi ngeci në kërkesën e krahut opozitar të Besës, me dy vota deputetësh, për t’u gjetur formula rreth nënshtetësisë së ardhshme për shqiptarët etnik dhe për bashkësitë e tjera jo maqedone në vend. Zaevi është optimist se ka formulime të pranueshme:

“Do të përpiqem të parafrazoj, maqedonis nuk është një lloj si maqedonik, ashtu siç përkthehet në gjuhën shqipe, a je maqedonas ose je në Maqedoni. Dhe me siguri nëse jemi kreativ do ta gjejmë zgjidhjen.”- deklaroi Zoran Zaev Kryeministër.

Por në njërin nga momentet kyçe për ardhmërinë e vendit Zaevi nuk u përmbajt nga kritikat e ashpra drejtuar liderit të VMRO DPMNE-së opozitare, i cili edhepse refuzon marrëveshjen me Greqinë dhe e nxori grupin parlamentar nga salla e Kuvendit, mbëmë haptazi bëri thirrje për rezistencë:

“Ai thirri në rezistencë, ua tregoi rrugën përkrahësve të tij që t’i bashkohen, të krijojnë edhe një 27 Prill të ri…kuptohet këtë nuk do ta lejojmë. Çfarëdo që të bëjnë ata vetëm e dëmtojnë Maqedoninë…Mickoski po krijon pasoja katastrofale të cilat lënë gjurmë, një politikë të këtillë të papërgjegjëshme, nuk e kam pritur dhe as që kam shpresuar se do të ndodhë, por secili le të bartë përgjegjësinë e vet…” shprehet Zoran Zaev Kryeministër.

Nëse amendamentet kushtetuese votohen në Kuvendin e Maqedonisë, për çka edhe përkundër pengesave të ditëve të fundit, Qeveria shpreson që procesi menjëherë të vazhdojë në Greqi e cila pas ratifikimit të marrëveshjes pritet që të jetë vendi i parë i cili pas vetos disavjeçare, do t’ia hapë derën Maqedonisë për t’u bërë anëtare e NATO-s. /Biljana Georgievska/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia