close
Top LajmeVendi

ZAEV: BULLGARIA NUK ËSHTË FASHISTE, ËSHTË MIKU YNË

88556C57-D1AE-4D5E-A2E0-A0A4A365D004

MICKOSKI: POPULLI T`I NDJEK ME VËMENDJE NEGOCIATAT E ZAEVIT


Bullgaria nuk është vend fashist, është miky ynë – ka thënë Kryeministri Zoran Zaev në intervistën për agjencinë bullgare të lajmeve BGNES, ku është përgjigjur rreth shumë cështjeve që lidhen me kontestet aktuale historike, të kaluarën e përbashkët, por edhe ardhmërinë evropiane të dy vendeve.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR

“Ne, dy vendet, duhet të jemi të mencur ta shfrytëzojmë këtë histori të përbashkët që të ndërtojmë ura të miqësisë. Për këtë shkak themi se Goce Dellcevi është revolucionar edhe për bullgarët edhe për maqedonasit, që ka luftuar për lirinë e Maqedonisë e të tjerëve. Ky është realiteti absolut”

Kryeministri Zaev në këtë intervistë ka theksuar se Bullgarisë I është dërguar një dokument ku Maqedonia e Veriut I bën disa zotime ndaj Sofjes.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR

“Në Memorandumin që duhet të miratohet nga të dy Komisionet ndërqeveritare qëndron se nuk kemi pretendime territoriale ndaj Bullgarisë dhe se nuk përzihemi në punët e brendshme të vendit”

Për liderin e opozitës Hristijan Mickoskin, intervista e Zaevit për median bullgare, mund seriozisht të cënojë pozicionet negociuese dhe ardhmërinë evropiane të vendit. Ai ka paralajmëruar Qeverinë dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që me kujdes të ndiqet procesi I negociatave, për shkak se sic thotë, jemi të shqetësuar se mund të preket identiteti maqedonas.

HRISTIJAN MICKOSKI – KRYETAR I VMRO-DPMNE-së

“I bëj thirrje popullit maqedonas që me kujdes, t`I ndjekë me kujdes ditët në vijim, me kujdes dhe bashkë me VMRO-DPMNE-në të ndjekim se cka është duke negociuar Zoran Zaevi dhe për cka është I përgatitur, e më pas, në mënyrë të duhur, nëse në cfarëdo forme ofendon identitetin maqedonas, të reagojmë dhe ta parandalojmë. Unë do të jem I pari në atë luftë”

Kryeministri Zaev në intervistën për median bullgare ka komentuar edhe veprimet e opozitës në vend. Sipas tij, opozita nuk ka marrë pjesë në marrëveshjet me fqinjtë dhe cështjet që janë zgjidhur mes maqedonasve dhe shqiptarëve në Maqedoni dhe se për opozitën pozicioni mbetet “ sa më keq të jetë vendi, aq më mirë do të jetë partia e tyre”. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia