close
Vendi

ZAEV-CIPRAS: “PRESPA” OBLIGON BE-në T`I HEQ PENGESAT PËR EUROINTEGRIMET

90E79EFF-1B39-47B2-95E3-7F709C142B64

Kryeministri Zoran Zaev ka takuar ish-Kryeministrin grek dhe Kryetarin e partisë “Siriza”, Aleksis Cipras.

Zaevi dhe Ciprasi në takim ku ka marrë pjesë edhe Zv/Kryeministri për Çështje Evropiane, Nikola Dimitrov, janë pajtuar se tre vite pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, për cdo ditë vijnë përfitimet nga zggjidhja e kontestit prej tri dekadave me të cilën u vendosën miqësia strategjike mes RMV-së dhe Greqisë.

Mesazhet që globalisht dërgohen nga “Forumi i Prespës për dialog” konfirmojnë të arriturat e Marrëveshjes së Prespës, që sot dhe nesër në Ohër dhe Prespë, e pranojnë dhe e respektojnë qindra mysafirë të lartë nga rajoni, Evropa dhe bota që t`I afirmojnë vlerat që dalin nga fryma e Marrëveshjes – kanë thënë bashkëbiseduesit.

Në takim është konstatuar se zbatimi I rregulloreve të Marrëveshjes është duke shkuar me dinamikë të mirë dhe se marrëveshja që siguroi zgjidhje për dy vendet mundëson komunikim të hapur dhe të vazhdueshëm në RMV dhe Greqi edhe në interes të prosperitetit dhe qytetarëve të dyja vendeve. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia