close
Top LajmeVendi

ZAEV: DORËHEQJET AKTE TË LARTA MORALE, PËRGJEGJËSIA EKSKLUZIVISHT VETËM PËRMES FAKTEVE

9A0A04B5-0A03-406B-AB62-1C92DBC5441E

Kryeministri Zoran Zaev përmes një komunikate ka komentuar hetimet e filluar të ekspertëve dhe dorëheqjet lidhur me tragjedinë që ndodhi në covid-qendrën e Tetovës.

“Dorëheqjet e ofruara nga Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce nga Zv/Ministri Ilir Hasani dhe Drejtorët e Spitalit të Tetovës, Florin Besimi dhe Artan Etemi i pranova dhe i kuptoj si një akt të lartë moral e etik dhe si demostrim i integritetit dhe përgjgjësisë që është e pashmangsgme gjatë fatkeqësive të këtilla të mëdha.

Organet hetuese dhe të drejtësisë zbatojnë hetime thelbësore, profesionale dhe të shpejtë që duhet të vërtetojë deri në detaje shkaqet e shpërthimit të zjarrit vdekjeprurës.

Duke marrë parasysh se hetimi zbatohet me dinamikë të lartë dhe se i njëjti është siguruar me nivel të lartë të ekspertëve dhe profesionalizmit, vlerësimi im dhe vendimi rreth dorëheqjeve do të bazohet në faktet që do t`i marrë nga hetimet respektivisht ekskluzivisht konform shkaqeve të vërtetuara për shpërthimin e zjarrit. Pres që kjo të ndodh shumë shpejt në periudhën e ardhshme për cka bëj thirrje deri tek institucoonet për hetime të shpejta e të detajuara.

Përgjegjësi ka dhe do të ketë por vetëm në bazë të fakteve forenzike e jo në bazë të përballjeve politike” – thuhet mes tjerash ne deklaraten me shkrim te Kryeministrit Zaev. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia