close
Top LajmeVendi

ZAEV: EUROINTEGRIMET – NUK KEMI PLAN B, DUHET SUKSESI

C0ECA60B-4560-4460-8974-590B16E831B6

“PO TË MOS ISHTE GOCE DELÇEVI DUHEJ TA SHPIKNIM”


Në Shkup pas dyerve të mbyllura përfundon takimi dyditor i Komisionit bilateral për çështje historike dhe të arsimit, me shpresë se do të tejkalohen disa nga pengesat me të cilat Bullgaria fqinje e kushtëzon fillimin e negociatave aderuese  të Maqedonisë së Veriut me BE-në. Kryeministri Zoran Zaev përsëriti se është optimist se do të gjendet zgjidhje për kontestin me Bullgarinë, sepse vendi ynë nuk ka plan B për euro-integrimet. Nga ana e tij presidenti Bullgar Rumen Radev thekson se nuk mund të bëhet kompromis rreth identitetit dhe gjihës, me kërkesë të “pakicave kombëtare”.

Deri sot pasdite, kur janë të paralajmëruara deklarata nga shefat e të dyja ekipeve  të Komisionit maqedonas-bullgar për çështje historike dhe arsimore, Angel Dimitrov dhe Dragi Gjorgjiev, nga më shumë palë politike arrijnë pritshëmri të ndryshme për rezultatet e takimit të tyre. Komisionet u takuan pas një viti pauzë, pasiqë historianët ngecën në përpjekjet për gjetjen e bazës së përbashkët për nderimin e figurës dhe veprës  së revolucionarit të fundit të shekullit të 19-të, Goce Delçev.

“Sipas meje në qoftë se më pyesni, nëse nuk do të ishte Goce Delçev do të duhej ta shpiknim, që të jetë urë e miqësisë në mes dy vendeve. Besoj se do të jemi të zgjuar. Evropianë, me frymë evropiane, t’i ndihmojmë njëri-tjetrit dhe të ecim përpara.” tha Kryeministri Zoran Zaev

Edhe pse takimi është me dyer të mbyllura, presidenti bullgar Rumen Radev u ka dërguar mesazh historianëve të vendit të tij. 

“Është momenti i fundit të gjendet zgjidhje e tillë politike që do t’i vërtetojë të gjitha parimet e fqinjësisë së mirë, por edhe rëndësinë e historisë, të identitetit dhe gjuhës sonë. Kjo para së gjithash është përgjegjësi e vendit – kandidat për anëtarësim në BE. Nuk mund të bëhen kompromisë me historinë, me identitetin, me gjuhën, me kërkesa të pakicave kombëtare, sepse ka pasoja afatgjate për raportet në vetë BE-në.” tha Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev

Para disa ditëve Parlamenti Evropian miratoi rezolutë me të cilën kërkon që Bullgaria t’i zbatojë vendimet e shumëfishta të Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut, në mes tjerash edhe pamundësia që bashkësia e atjeshme e papranuar e maqedonasve etnikë ta regjistrojë shoqatën e saj OMO Ilinden, që hasi në reagime negative nga ana e autoriteteve bullgare. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia