close
Vendi

ZAEV: HETIMI DO TË VENDOSË PËR DORËHEQJET E OFRUARA

38B65CD1-B68B-4EE2-8754-4F1D6E1161CA

MBËRRIJNË EKSPERTËT GJERMAN NGA POLICIA KRIMINALISTIKE FEDERALE


Javën e ardhshme do të jetë e qartë nëse Kryeministri Zoran Zaev do t’i pranojë dorëheqjet e ofruara nga Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, Zëvëndësi i tij Ilir Hasani dhe dy drejtorët në spitalin e Tetovës. Faktet te të cilat pritet të arrijë hetimi, i ndihmuar nga ekspertë ndërkombëtarë, do të vënë në dukje arsyet për zjarrin në Covid spitalin, ndërsa deri atëherë Kryeministri bën thirrje për durim. Opozitarja VMRO-DPMNE dyshon se dorëheqja e Filipçes do të pranohet, ndërsa kërkon largim nga pozita edhe të Kryeministrit Zaev dhe zëvëndësit të tij të parë Artan grubi.

A do të tërhiqet nga pozita Ministri i Shëndetësisë, si dhe zëvëndësi i tij e dy drejtorët e spitalit në Tetovë , Qeveria do të njoftojë gjatë javës së ardhshme, pasi t’i ketë në dorë faktet që do t’i sigurojë hetimi për zjarrin në Tetovë.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR, RMV

“Organet hetuese dhe gjyqësore po kryejnë hetim të hollësishëm që duhet t’i vërtetojë në detaje arsyet për shpërthimin e zjarrit vdekjeprurës. Për kredibilitetin e hetimit do të kontribuojnë edhe ekspertët nga Kriminalistika Federale Gjermane. Vendimin tim për dorëheqjet e ofruara do ta bazoj ekskluzivisht në faktet që do t’i marr nga hetimet. Pres që kjo të ndodhë shpejt në periudhën që vjen. Përgjegjësi ka dhe do të ketë, e vërtetuar qartë në bazë të fakteve të pakundërshtueshme kriminalistike dhe jo në bazë të llogaritjeve politike.”

Opozitarja VMRO-DPMNE tashmë ka shprehur dyshime për refuzimin e dorëheqjes së Filipçes.

RASHELA MIZRAHI, VMRO-DPMNE

“Sinqerishrt nuk di në çfarë të besoj. Deri më tani kemi parë gjithçka dhe mund të shihet fundi deri në pafundësi.”

Mizrahi e cila i rikujtoi të gjithë funksionarët aktualë dhe ata të ardhshëm që të mos luajnë më jetët e qytetarëve, kërkoi përgjegjësi penale përmes hetimit të paanshëm për tragjedinë në Tetovë. Kur bëhet fjalë për funksionarët e deritanishëm, ajo nuk pati përgjigje pse partia e saj nuk kërkoi përgjegjësi pas humbjes së jetës në mënyrë tragjike të 23 personave pas vërshimeve në Shkup para pesë vitesh, kur ishin në pushtet.

RASHELA MIZRAHI, VMRO-DPMNE

“Në lidhje me këto çështje, që të mos defokusohemi nga tema për të cilën flasim, sot do të njoftoheni me shkrim.”

Ndërkohë, tre Prokurorëve të Tetovë dhe dy të Shkupit gjatë së shtunës u janë bashkangjitur edhe ekspertët gjerman të Policisë Kriminalistike Federale, të cilët në Spitalin e Tetovës për herë të parë u bënë bashkë për të parë vendin ku u dogj spitali modular, ku humbën jetën 14 pacientë. Nuk janë dhënë detaje rreth mbërritjes së ekspertëve gjerman e as për zhvillimin e hetimeve. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia