close
Top LajmeVendi

ZAEV INFORMON LIDERËT E PARTIVE NË KOALICION PËR DETAJET E MARRËVESHJES ME ALTERNATIVËN

06122021_PVRSM_Zaev_sredba_koaliciski_partneri (1)

PARTNERËT TË  PAKËNAQUR PËR NUMRIN E POSTEVE QË MERR ALTERNATIVA

 

Detajet e marrëveshjes me Alternativën, përmbajtja e dokumentit me të cilën do të përmirësohet programi i punës së Qeverisë dhe postet që merr Alternativa në ekzekutiv, ishin disa nga pikat për të cilat kanë diskutuar kryeministri Zoran Zaev dhe liderët e partive nga koalicioni Qeveritarë, në takimin e së hënës në Qeveri.

QEVERIA

“Kryeministri Zaev i njoftoi liderët e koalicionit me detajet nga marrëveshja me Alternativën, si dhe me përmbajtjen e dokumentit Parimet bazë për përmirësimin e programit të punës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili duhet të precizohet dhe të sqarohet me qëllim që të bëhet pjesë përbërëse e programit të ri qeveritar. Zaev informoi edhe për pjesën e marrëveshjes me të cilën Alternativa ndërmerr përgjegjësi për aktivitetet  në disa ministri, institucione, njësi ose bordet rajonale.”

Partnerët e koalicionit të LSDM-së shprehen të pakënaqur për numrin e posteve që Alternativa ka marrë nga kjo marrëveshje, por si thekson kreu i PRSD-së, Tito Petkovski, përkundër propozimit dhe kërkesave të Alternativës qëndron rreziku për zgjedhje të parakohëshme parlamentare, të cilat si tha ai, në këto momente nuk i duhen vendit aspak.

TITO PETKOVSKI, KRYETARI I PRSD-SË
“Derisa opinioni të njoftohet me të gjitha detajet, do të mbetet një hidhërim se Alternativa po kërkon shumë që ta mbështes qeverinë, por përkundër propozimit dhe kërkesave të tyre qëndron rreziku për zgjedhje të parakohëshme parlamentare, unë personalisht mendoj se vendit nuk I duhen zgjedhje të parakohëshme parlamentare.  Nëse koalicioni me Alternativën garanton fillim të bisedimeve me BE-në, megjithatë ne si parti do t’i jepnim edhe ato tre pozicione që I kemi në ekzekutiv. Ne nuk kemi më shumë se tre pozicione në ekzekutiv.“

Miroslav Jovanoviq nga Partia Serbe ka deklauar se negociatat do të vazhdojnë edhe një javë dhe se pas 12 dhjetorit kur do zgjidhet Kryetari I ri I LSDM-së, do  të dakordohen për detajet tjera.

MIROSLLAV JOVANOVIQ, PARTIA SERBE
Vend I tepërt është ai që e mori Alternativa, mendoj se është e tepërt sa I përket BESËS. Këto janë disa marrëveshje mes LSDM-së ,BDI-së dhe Alternativës, kështuqë vendet tona nuk janë prekur.”

Kreu i PDSH-së, Menduh ThaqI vlerëson se me kyqjen e Alternativës në Qeveri as nuk fitojnë më shumë shqiptarët e as nuk humbasin maqedonasit. Ai nuk pajtohet me deklaratat se Alternativa ka marrë shumë vende, thekson se me rëndësi është që vendi tani ka Qeveri stabile dhe Institucione stabile./klanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia