close
Top LajmeVendi

ZAEV: INSTITUCIONET ME MËSIME NGA ARRATISJA E GRUEVSKIT

DD81FA48-3347-417E-8937-6146E670557F

MIJALKOVI NË PARABURGIM SHTËPIAK


Mijalkovi nuk kishte zgjedhje tjetër dhe e bëri hapin e domosdoshëm. Për këtë sukses kontribut dhanë institucionet kompetente. Padyshim se Prokuroria dhe Gjykata këtë nuk duhet ta vlerësojnë këtë si rrethanë lehtësuese. Nuk duhet harruar se Mijalkovi ishte arratisur – tha Kryeministri Zaev, pasi ish-Shefi I DSK-së, Sasho Mijalkov u paraqit në Prokurori.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR I RMV-së

“Unë Zoran Zaevi them se kompromis me drejtësinë nuk ka e nuk do të ketë. Nëse dikush ka gabuar do të përgjigjet. Ishin mbykllur daljet nga Shkupi dhe në vendkalimet kufitare. Ndihma në veprën penale ndëshkohet sipas ligjit. Këtu nuk lëshojmë pe. Alarmi duhet të kycet për secilin që ka përgjegjësi penale ose tjetër”

Në bazë të njohurive dhe aktiviteteve të ndërmarra të Prokurorisë, I akuzuari Sasho Mijalkov, pasdite ishte paraqitur në Prokurorinë Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit ku I është dorëzuar vendimi për paraburgim shtëpiak, ka deklaruar Prokurori Shtetëror Lubomir Joveski. Prokuroria Publike për ndjekje të krimit të orgamnizuar dhe korrupsionit ka tërhequr ankesën që e ka dorëzuar në Gjykatën e Aelit, me të cilën kishte kërkuar, që në vend të paraburgimit shtëpiak, Mijalkovit t`I përcaktohet paraburgimi që do ta vuajë në burg. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia