close
Vendi

ZAEV KËRKON ZGJEDHJE TË SHPEJTA

Mickovski-zaev

Zgjedhjet duhet të mbahen në terminin e parë të mundshëm, konform mundësive ligjore dhe situatës me epideminë. Ka qenë ky mesazhi I socialdemokratëve të cilët gjatë ditës së sotme kanë mbajtur takime koordinative me kandidatët për deputetët në disa Njësi Zgjedhore të Vendit.

“Shteti është në situatë të komplikuar, para një vale të re të epidemisë në vjeshtë, së bashku me gripin sezonal, e për këtë vëmendjen e tërhoqi edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Me Kuvend të shpërbërë, me qeveri teknike e cila kishte mandat për ti organizuar zgjedhjet më 12 prill.
Për këtë shkak, porosia ime sot është: Zgjedhjet janë zgjidhje, jo problem!”, tha Zaev.

Zaev tha se dëshiron zgjedhje ku do të marrë pjesë edhe opozita, dhe se po i shfrytëzon të gjitha kapacitetet e partisë që kjo të ndodhë, por kërkoi edhe nga VMRO DPMNE që të marrin përgjegjësinë që u takon. E nga ana tjetër, kryetari i opozitës, Hristijan Mickoski, mbrëmë shprehu gatishmërinë që të bisedojë me pushtetit.

“Ne jemi këtu, të gatshëm për kompromis. Pozitat dhe argumentet tona janë të qarta, nëse ka argumente tjera që me të vërtetë mund ti pranojmë, ne jemi këtu dhe jemi të gatshëm për kompromis”, tha Mickoski.

Edhe pse mbrëmë ishin të gatshëm për kompromis, sot lëshuan kumtesë ku e akuzojnë kreun e opozitës se po shpejton me zgjedhjet me qëllim që ta shpëtojë karrierën e tij politike./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia