close
Top LajmeVendi

ZAEV-KURTI: QËNDRIMET PËR “BALLKANIN E HAPUR” NUK CËNOJNË BASHKËPUNIMIN

A088E24E-8429-4168-AD08-B08D8D61C376

MBLEDHJA E PARË E PËRBASHKËT TË QEVERIVE RMV- KOSOVË


Qëndrimet e ndryshme të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës lidhur me iniciativën Ballkani i Hapur, nuk do të jenë pengesë për bashkëpunim bilateral mes të dyja vendeve. Kështu theksoi kryeministri Zoran Zaev, pas përfundimit të mbledhjes së parë mes Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR I RMV-së

“Lidhur me çështjen për Ballkan të Hapur ja si kryeministra kemi mendime të ndryshme, por kjo nuk është pengesë që të bashkëpunojmë në mënyrë të shkëlqyeshme pasiqë e kemi për detyrë t’u shërbejmë qytetarëve tanë, ekonomisë, biznesit, institucioneve dhe pikërisht këtë gjë po e bëjmë. Për mua vërtetë është historike kjo mbledhje e parë mes dy qeverive, unë vetëm do të them se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, I ndërton qëndrimet e veta, ne I respektojmë ato, si njeri do të them se jam I njohur për arritje të marrëveshjeve, besoj se Ballkani duhet të ketë dialog, bisedime, të arrijë marrëveshje, pasi në atë mënyrë do të evropizohemi më shumë..

Në seancën e përbashkët u nënshkruan 11 marrëveshje bashkëpunimi mes të dyja vendeve në sfera të ndryshme dhe sipas kryeministrit Kurti, asnjëra nga këto nuk mund të cënohet në zbatim, pavarësisht dallimeve që mund të kenë vendet për ndonjë çështje të caktuar.

ALBIN KURTI, KRYEMINISTËR I KOSOVËS

“Ne dëshirojmë më shumë bashkëpunim dhe marrëveshje dhe zbatim të tyre në aspektin bilateral, RMV- RK dhe mbledhja e sotme e dy qeverive është dëshmi për këtë 17:16 Jemi të orientuar kah e ardhmja, e për neve e ardhmja është Bashkimi Evropian, pra BE është fati ynë, ndërsa Evropa është kontinenti ynë, andaj edhe si RK ne mbështesim të gjitha iniciativat rajonale në të cilat e kemi Bashkimin Evropian e të cilat janë nga Bashkimi Evropian. Normal nga marrëveshjet që i kemi nënshkruar asnjëra prej tyre nuk do të mund të cënohet në zbatim pavarësisht ndonjë dallimi që mund ta kemi. ”

Seancës së përbashkët ndërqeveritare I parapriu ceremonia e pritjes solemne dhe takimet tet-a-tet të kryeministrave dhe ministrave të të dyja qeverive, ndërsa marrëveshjet e nënshkruara u përkasin sferës së infarstrukturës, diasporës, energjeikës, ekonomisë, turizmit dhe të ngjajshme. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia