close
Top LajmeVendi

ZAEV: LAJMI I MIRË PËR FILLIM TË NEGOCIATAVE DO TË NDIKOJË POZITIVISHT NË RAJON DHE BE

zaev

Besoj se lajmi i mirë për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian do të ndikojë pozitivisht në tërë rajonin dhe BE-në dhe se do të bëhet i njohur përparimi i reformave në zgjidhjen e problemeve. Rajoni është ndërruar, synon dhe krijon kushte për zhvillim të mëtutjeshëm dhe integrim, theksoi kryeministri Zoran Zaev në hapjen e Samitit të “Ekonomist”, që mbahet sot në Shkup.

Lajmi i mirë për Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksoi do të jetë lajm i mirë edhe për Bashkimin Evropian sepse ne kemi entuzizëm për rolin e rëndësishëm që e luan BE-ja si aktor global dhe e përkujtojmë në vlerat e tij burimore për partneritet, solidaritet dhe prosperitet të përbashkët.

Një nga lajmet më të mira në periudhën e fundit, citoi, ishte zgjidhja e kontestit afatgjatë me Greqinë, i cili kishte implikime serioze negative bilaterale dhe multilaterale.

“Marrëveshja është katalizator i ndryshimeve sepse dëshmoi për proces të ri transformues të Ballkanit. Për vendin tim kjo marrëveshje së bashku me marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë i hapi dyert drejt arritjes së qëllimeve strategjike – anëtarësim në NATO dhe BE. Republika e Maqedonisë së Veriut e mori lajmin e mirë se do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s. Ndonjëherë shpejtë harrojmë se ku kemi qenë para dy-tre viteve, ndërsa ku jemi sot. Karriera ime politike është dëshmi se duhet të merrni frymë thellë kur është më rëndë dhe të mos harroni se në vizionin tuaj janë qytetarët të cilët jetojnë në mënyrë më cilësore dhe më të gëzuar vetëm për shkak të disa hapave të guximshëm të cilat janë të gatshëm t’i ndërmerrni”, tha Zaev.

Sipas tij, rajoni tani bëhet shembull se së bashku dhe me zgjidhje shpikëse mund të tejkalohen problemet, ndërsa një shtet i vogël si Republika e Maqedonisë së Veriut mund të sjellë porosi të freskisë, ndryshimit dhe shpresës dhe të jetë lajm i mirë. Marrëveshja e Prespës potencoi është shembull i vërtetë për fuqinë e diplomacisë dhe dialogut. Ai është shembull shfrytëzues për shumë çështje tjera të hapura. Çdo problem është i ndryshëm dhe specifik, por dialogu dhe diplomacia mbesin qasja më e mirë në zgjidhjen e tyre. Si liderë të vendeve u kemi borxh qytetarëve t’i zgjidhim problemet, ta mbajmë qetësinë dhe të krijojmë kushte për zhvillim dhe jetë më të mirë për të gjithë”, tha Zaev.

Ky rajon, ka potencuar, bëhet shembull se së bashku dhe me zgjidhje shpikëse në kohën e krizave globale mund t’i shndërrojmë krizat në mundësi.

“Këtu jem në pritje të lajmeve të mira për afrim të rajonit drejt BE-së. Veçanërisht jemi të kënaqur që para pesë ditëve Bundestagu gjerman ka votuar për caktim të datës për hapje të negociatave për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE në tetor. Veprimi i tillë është njohje e progresit konkret që e kanë bërë vendet, por njëherit flet edhe për kredibilitetin dhe përkushtimin e BE-së drejt agjendës për zgjerim”, tha Zaev duke e potencuar edhe vlerën e asaj që fqinjët tanë të rajonit anëtare të BE-së javën e kaluar në Asamblenë e përgjithshme të KB-së shprehën mbështetje të qartë për fillim të negociatave të Republikës të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Besoj, ka potencuar Zaev, se lajmi i mirë për fillim të negociatave me BE-në do të ndikojë pozitivisht në tërë rajonin, do të dërgohet porosi se Ballkani Perëndimor është pjesë integrale e Evropës, do të njihet përparimi i reformave dhe investimi në zgjidhjen e problemeve, do t’i inkurajojë vendet të tregojnë guxim politik për tejkalim të problemeve të tyre.

“Rajon ballkanik stabil është në interes të BE-së veçanërisht në atë gjeopolitik, gjeoekonomik dhe të sigurisë. Bashkëpunimi më i afërt me vendet anëtare të BE-së ndihmon për përballim me sfidat që janë të rëndësishme për agjendën e BE-së siç janë ndryshimet klimatike, energjetika, mjedisi jetësor, siguria dhe emigrimet. Lajmi i mirë për Republikën e Maqedonisë së Veriut do të jetë lajm i mirë edhe për Bashkimin Evropian sepse ne sjellim entuziazëm për rolin e rëndësishëm që e luan BE-ja si aktor global dhe e përkujtojmë në vlerat e saj burimore për partneritet, solidaritet dhe prosperitet të përbashkët”, tha Zaev.

Përmes Samitit të “Ekonomist”, theksoi, duam nëpër botë të qarkullojë lajmi i mirë se ky rajon është ndërruar dhe më nuk do të jetë i ngujuar në konflikte dhe në të ardhme pa ide.

Rajoni tashmë në mënyrë aktive flet për digjitalizim, pjesëmarrje të përbashkët në tregjet evropiane dhe globale, lehtësime tatimore, kalime të përbashkëta kufitare, fonde për inovacione. Me të vërtetë jemi në rrugën e duhur, pasi këto tema, ndryshe nga e kaluara dominojnë sot në agjendat tona”, tha Zaev, duke potencuar se zgjidhja e problemeve politike mundësoi të flitet me entuziazëm dhe me shifra për përmirësimin e ekonomisë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia