close
Vendi

ZAEV: LSDM-ja MUND TË BËHET “SOCIALDEMOKRATË TË MAQEDONISË SË VERIUT”

82A0AC55-5F8F-49BD-9165-AB591276F0F9

Kryeministri Zoran Zaev ka deklaruar se partia në pushtet, në të ardhmen planifikon ta ndryshojë emrin nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë , në Socialdemokratët e Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, meri I shkurtë edhe më tej do të mbetej LSDM.

“Kjo mund të bëhet në Kongresin e ardhshëm, këtë s`mund ta bëjmë ne Këshillin Ekezekutiv apo Qendror, që thirret shumë rrallë. Deri më tani kemi pasur vetëm një Kongres dhe ai ishte online dhe nuk dinim nëse do të ishte efikas. Në periudhën para nesh do të veprojmë konform Marrëveshjes së Prespës. Ka iniciativë për emrin “LSDM – Socialdemokratë të Maqedonisë së Veriut”, por ka edhe ide tjera” – ka deklaruar Kryeministri Zaev.

Kryeministri dhe lideri I LSDM-së këtë përgjigje dha në kontekst të asaj se partitë politike financohen nga buxheti shtetëror dhe se konform kësaj, duhet ta ndryshojnë emrin.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia