close
Top LajmeVendi

ZAEV: MBYLLJA DYJAVORE – MASA PËR OPERATORËT EKONOMIK

Bitiki-1-780×470

BYTYQI: DO TË KETË MBËSHTETJE EDHE PËR SALONET E DASMAVE


Gjatë krizës së shkaktuar nga pandemia e COVID-19, Qeveria u ka dalur në ndihmë qyetatrëve dhe bizneseve për tu përballur më lehtë me të, këtë përgjigje e marrim në mënyrë të vazhdueshme nga ana e përfaqësuesve të shtetit duke u përgjigjur në kërkesat e bizneseve.

Kryeministri Zoran Zaev bëri të ditur se 860 milionë euro janë vendosur në dispozicion të qytetarëve dhe ekonomisë në 4 pakot e para ekonomike. Pakoja e parë është zbatuar 90.1%, e dyta 100% e 3-ta 75.4% ndërsa pakoja e katërt është zbatuar 72.7%.  Ai bëri të ditur se të gjithë operatorët ekonomikë që do të mbyllen këto dy javë për shkak të valës së tretë të korona-krizës do të mbulohen nga masa të reja.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR

“Nëse nuk do të merreshin masa siç janë për rrogat, kontributet kartela pagesore dhe të gjitha masat që i morëm rënia e konsumit privat do të ishte thuajse dyfishë më i madh. Nga paraqitja e korona virusit Qeveria e vendit është maksimalisht e përkushtuar. Është paraparë të mbulohet përqindje e të ardhurave të krijuara në tre muajt e parë të këtij viti në formën e ndihmës direkte.

Duke u përgjigjur në pyetjen e Klan Maqedoni, lidhur me kërkesën e salloneve të dasmave që ato të përfshihen në një pako të veçantë dhe të mos diskrimonhen, Zv. Kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, tha se po ndërmeren masa që të mos anashkalohet ky sektor.

FATMIR BYTYQI – ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

“Restoranet e dasmave vitin e kaluar I kemi përkrahur dhe kemi me të vërtet problem me restoranet e dasmave  që nuk mund të ndahen nga objektet hotelierike dhe një numër I vogël është I ndarë ngakategorizimi që ka bërë Ministria e Ekonomisë dhe nuk mund të bëhet lëshime. Do të bëjmë gjithça që është e mundur që të kategorizohen. Ata janë një ndër kategoritë më të goditura dhe po mundohemi të gjejmë mënrya se si do të mund ti ndihmojmë”.

Autoritetet gjithashtu bënë të ditur se dërgesat nga porositë online në objektet gastronomike mund të realizohen edhe gjatë orës policore, por për këtë duhet të sigurohet leje përkatëse për lëvizje gjatë kufizimit të lëvizjes, për punëtorët që do t’i realizojnë dërgesat. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia