close
Top LajmeVendi

ZAEV MË I GUXIMSHËM SI OPOZITARË, SE SA SI KRYEMINISTËR

Screenshot_6

“NUK JAM EKSPERT GJYQËSOR”


Kryeministri Zoran Zaev, sot ishte në Stajkovcë të Gazi Babës, kur u promovua nisja e ndërtimit të sallës sportive.

Por katër pyetjet e para nga gazetarët ishin për rastin “Liqeni i Smillkovës”

Për dallim nga koha kur Zaev ishte në opozitë, tani më si kryeministër i mungon guximi që të fletë hapur për këtë rast. Në të gjithë pyetjet e parashtruara, përgjigja ishte se ai nuk është organ hetues dhe se ka dhënë mendim personal duke i dëgjuar “bombat”. Të gjitha detajet që i kam pasur i kam nda me Prokurorinë Speciale e falë këtyre detajeve, rasti “Monstra” u kthye në rigjykim, tha ai.
Zaev foli edhe për regjistrimin e popullsisë, për çka tha se nuk ka aspak gjasa që të anulohet.

Zaev ishte mysafir i kryetarit të komunës së Gazi Babës, Boris Gergievski, ku në Stajkovcë të kësaj komune, u përurua fillimi i punimeve për sallën e re. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia