close
Top LajmeVendi

ZAEV: ME OHRIN NUK MUND TË BËJMË POLITIKË

24072021_PVRSM_Zaev_uvid vo proektite vo Ohrid_2

RAJONI I OHRIT: ÇDO VENDIM QË DO TË SILLET DO TË RESPEKTOHET


Si do që të jetë vendimi që do të sillet sot në Komitetin e trashëgimisë botërore vendos në kuadër të UNESKO-s për Liqenin e Ohrit, ai do të respektohet, Kështu ka deklaruar sot në Ohër, kryeministri Zoran Zaev.

Kryeministri Zoran Zaev duke komentuar vendimin e Komitetit të trashëgimisë botërore se çfarë do të vendos në kuadër të UNESKO-s për Liqenin e Ohrit, thkesoi se çfardo vendimi që do të sillet sot, ai do të respektohet, por pozitive në tërë debatin, sipas tij është se është ndryshuar vëmendja ndaj punës në përmbushjen e rekomandimeve të UNESKO-s, pasi po punohet. Zaev shtoi se ai nuk mund të lobojë për të marrë një vendim sa më pozitivë për vendin, pasi siç tha, në Komitet marrin pjesë ekspertë dhe çështja e trashëgimisë botërore nuk është politikë.

“Atje nuk ka politikë dhe nuk mund t’ju paraqitemi shokëve tanë. Maqedonia e Veriut gjatë kësaj periudhe ka krijuar miq të fuqishëm dhe të mirë, por këtu nuk është çështje politike. Çështje janë ekspertët, me dominim nga shtetet nordike. Për shembull, në tërë këtë projekt më e zëshmja është Norvegjia. Është mikja jonë, por nuk mundet kryeministri Zaev t’i lajmërohet kryeministrit norvegjez. Kjo nuk funksionon kështu. Sot, pritet të ketë vendim, por unë jam i kënaqur që e kemi ndërruar vëmendjen dhe treguam se punohet. E dyta – për ne është motivim, por edhe për shtetin dhe pushtetin lokal të vazhdojmë. Të gjithë e dimë se Ohri do të vazhdojë të zhvillohet dhe duhet të zhvillohet”, tha Zaevi,

 Ndërkaq, Kryetari i Komunës së Ohrit Konstantin Georgievski theksoi se hapat e ardhshëm për të ruaajtur statusin e Liqenit t Ohrit do tëjenë harmonizimi i planeve të detajuara urbanistike dhe largimi i ndërtimeve pa leje.

“Nëse rajoni i Ohrit futet në listë, kjo do të thotë që ne do të dyfishojmë përpjekjet tona për zbatimin e rekomandimeve të UNISCO-s, natyrisht do ta respektojmë vendimin. Nëse, nga ana tjetër, kemi dy vjet shtesë për zbatimin e rekomandimeve, atëherë ne do të vazhdojmë të zbatojmë të gjitha rekomandimet dhe detyrat me përgjegjësi”.

Përndryshe, UNESCO i dha Maqedonia së Veriut dhe Shqipërisë edhe dy vite që të veprojnë sipas rekomandimeve që i kanë propozuar në mënyrë që të shmanget vendosja e rajonit të Ohrit në listën e zezë “Pasuri kulturore dhe natyrore botërore në rrezik”. Përveç kësaj, Maqedonisë dhe Shqipërisë i kërkohet që deri më 1 shkurt 2023, para Qendrës për trashëgimi kulturore të dorëzojnë raport të përbashkët për gjendjen e rajonit, duke përfshirë edhe raport për përparimin e arritur në zbatimin e vërejtjeve. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia