close
Vendi

ZAEV: MË VJEN MIRË QË BULLGARIA E PRANON GJUHËN DHE IDENTITETIN

96FDEAEE-ACFB-443D-8934-E9F1767C6F74

BORISOV: TË GATSHËM PËR DIALOG ME RMV-në


Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev sot pasdite shprehu kënaqësinë nga fakti se “Bullgaria e pranon gjuhën dhe identitetin maqedonas si realitet i joni” që e hap rrugën për zgjidhje për kontestin më të ri në mes Sofjes dhe Shkupit, që u bë pengesë për negociatat aderuese të vendit Bashkimin Evropian. Nga ana e tij, kryeministri bullgar Bojko Borisov, pas takimit online me ambasadorët e BE-së, ka shkruar se “Bullgaria është gjithmonë e gatshme për dialog me Maqedoninë e Veriut, por këtë duhet ta dëshirojnë dhe ta bëjnë të dyja palët”.

Nuk bëhet fjalë për lëshime, por për kërkimin e zgjidhjeve nga të dyja palët, iu përgjigj kryeministri Zoran Zaev pyetjes së gazetarëve në lidhje me atë si do të zgjidhet kontesti që e ka imponuar Sofja zyratre – duke i kontestuar rrënjët e gjuhës dhe të identitetit maqedonas.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR I RMV-së

“Nuk flasim për lëshime, bëhet fjalë për zgjidhje nga të dyja palët, ekzistojnë shumë mënyra si të zgjidhet kjo, gjithsesi e theksoj edhe një herë – më vjen mirë që Bullgaria e pranon gjuhën dhe identitetin maqedonas si realitet i yni dhe besoj se përmes atyre formulacioneve do të gjenden edhe zgjidhjet. Sepse ekzistojnë zgjidhje, duke pasur kujdes për njëri-tjetrin, si palë në negociata. Besoj se në Këshillin e dytë të ministrave, më 8, 9 ose 10 dhjetor, do të ketë takim në mes meje dhe Borisovit. Analizohen të gjitha variantet në frymën e dinjitetit të të dy popujve, që të gjendet zgjidhje evropiane.”

Paraprakisht, pas video takimit me ambasadorët e Bashkimit Evropian, kryeministri bullgar Bojko Borisov, duke folur për nevojën për miratim sa më të shpejtë të buxhetit të BE-së për vitin e ardhshëm, i penguar nga vetoja e Polonisë dhe Hungarisë, u ndërlidh edhe për kontestin me Maqedoninë e Veriut, siç ka shkruar në profilin e tij në Facebook.

BOJKO BORISOV, KRYEMINISTËR I BULLGARISË

“Ne jemi në situatë serioze, ndërsa kriza sociale dhe ekonomike thellohen për shkak të pandemisë. Duhet të veprojmë shpejt që ta miratojmë buxhetin e rradhës rë BE-së dhe Pakon për rimëkëmbje. Bullgaria është gjithmonë e gatshme për dialog dhe mirëkuptim për zgjidhjen e çështjeve dypalëshe me Maqedoninë e Veriut, por kjo duhet të dëshirohet dhe të bëhet në të dyja palët.”

Lidhja e këtillë e çështjes për buxhetin e BE-së, me vlerë rreth 1,3 trilionë euro, por i penguar nga vetoja e Polonisë dhe Hungarisë, me çështjen e fillimit të negociatave aderuese në mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së, për çka Bullgaria u kërcënua me veto, sugjeron se Sofja zyrtare edhe më tej është nën presion nga vendet tjera që të tërhiqet nga pozicioni i ngurtë i lidhur me çështjet historike. Gjermania, për momentin vendi kryesues me BE-në disa herë ka vënë në dukje se fillimi i negociatave aderuse me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë është një nga prioritetet e agjendës së saj deri në fund të këtij viti./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia