close
Vendi

ZAEV: MPB-ja TA PUBLIKOJË RAPORTIN PËR ZJARRIN NË TETOVË

Sequence 01.01_25_43_18.Still025

Nën presionin e opinionit, por pa kompetenca për të ndikuar në punën e Prokurorisë Publike, Kryeministri sot i bëri thirrje policisë t’i publikojë gjetjet nga hetimi për zjarrin në spitalin modular në Tetovë, ku humbën jetën 14 persona.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR I RMV-së

“Në këtë aspekt do të pres që në ditët e ardhshme të publikohen detajet e asaj analize kriminalistike nga ana e MPB-së. Prokuroria Publike mund të vazhdojë më tej me hetimet, të vërtetojnë edhe aspekte të tjera. Përgjigja e pyetjes çfarë e ka shkaktuar zjarrin, si ka ndodhur, pres të publikohen. Që të mund ta dinë qytetarët,  njëkohësisht unë të marr vendim në lidhje me dorëheqjet e ofruara nga Ministri dhe Zëvëndësi i tij.”

Sipas llogaritjeve të Kryeministrit, dy javë pas largimit të ekspertëve gjermanë, të cilët u kyçën në hetim , do të duhet të arrijë edhe raporti i tyre. Pasi ekipi katëranëtarësh nga Kriminalistika Federale Gjermane e përfunduan inspektimin e tyre, në atë që mbeti nga spitali modular pas zjarrit, në mes të muajit shtator, ky afat tashmë ka përfunduar. Katër persona sipas përgjegjësisë hierarkike, Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, Zëvëndësi i tij dhe dy drejtorët e Spitalit të qytetit në Tetovë ofruan dorëheqjet e tyre, pas fatkeqësië, por a do t’i pranojë Kryeministri varet nga rezultatet e hetimit./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia