close
Top LajmeVendi

ZAEV: NDODHI EDHE NJË ARRATISJE, JEMI TË ZHGËNJYER

576DD53C-12E9-43C2-924D-C46E3CB8041B

Kryeministri Zoran Zaev është shprehur I zhgënjyer për shkak të arratisjes së ish-Shefit të DSK-së, Sasho Mijalkovit.

Ai ka theksuar se do të kërkojë detaje për hetimet dhe rasti të zbardhet sa më shpejtë, për shkak se, sic tha, populli pret drejtësi.

“Populli kërkon drejtësi. Ndodhi edhe një arratisje. Mijalkovi pritet të dënohet conform lëndës “Target-Fortesa”. Jemi të zhgënjyer për shkak se ende nuk është gjetur. Kërkoj që institucionet të veprojnë conform ligjit. Jam I bindur se kjo mund të zbatohet. Pres informacione të detajuara dhe detaje nga hetimet. Populli pret zbardhjen e kësaj situate. Do të kërkoj përgjegjësi kur t`i dijmë detajet” – ka theksuar Kryeministri Zaev.

Ai këto komente I bëri para Gjykatës Penale, ku u paraqit në cilësinë e dëshmitarit për parregullsitë zgjedhore në vitin 2014, në lëndën “Titanik”. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia