close
Top LajmeVendi

ZAEV NDRYSHON RETORIKËN PËR KOALICIONET

4ED5D95F-0137-4FCC-AF13-569D44ADF2F1

NË RAUNDIN E DYTË BASHKËPUNOJMË ME TË GJITHË PARTNERËT NË QEVERISJE


Pak ditë pasi Zoran Zaev publikoi fotografi me kreun e BDI-së, Ali Ahmeti ku e njoftuan opinionin se do të bashkëpunojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale,  Kryeministri po vazhdon me takimet edhe me liderët tjerë shqiptar, duke e bërë të qartë se BDI nuk do të jetë partia e vetme me të cilën LSDM do të bashkëpunojë në lokale.
ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

Ne do të kemi me të gjithë partnerët e Qeverisë njëfarë lloji të koalicionit për shkak të specifikës së zgjedhjeve… Janë zgjedhje lokale. Do të kemi komuna ku Lidhja social demokrate, BDI, BESA, PDSH, partitë më të vogla turke, do të kenë kandidatë të vetëm dhe kjo do të thotë se në rrethin e parë nuk ka koalicione. Në rrethin e dytë kur qytetarët do të vendosin se kujt do ti japin mundësi që të hyjë në rrethin e dytë atëherë është logjike që partnerët e koalicionit në nivel qendrorë të përkrahin njëri-tjetrin. Logjike është që dy kandidatë vazhdojnë në rrethin e dytë dhe është logjike që do ta përkrahim njëri-tjetrin.

Pas publikim të fotografisë, nga Lëvizja Besa paralajmëronin se mund të lëshojnë Qeverinë nëse LSDM përkrah BDI-në, e sot, pasi edhe Zaev e ndryshoi retorikën edhe Hoxha është më i butë në deklaratën e tij.
ARJANIT HOXHA, SEKRETAR I PËRGJITHSHËM I LËVIZJES BESA

Lëvizja Besa nuk ka koalicion parazgjedhor në nivel lokal. E kemi treguar qëndrimin, do të garojmë me kandidatët tonë.
Nuk mund të bisedojmë në këtë fazë për çështje se si do të ndodhë në raundin e dytë. Ne pretendojmë të fitojmë në shumë komuna, aq më tepër që Tetovën e kemi prioritet.

Zaev tha se nuk ka kohë që të ndryshohet ligji për vendosjen e grafës etnike në letërnjoftime. Por Besa ka zgjidhje edhe për këtë çështje. Thonë se kanë shumicë në Kuvend edhe pa LSDM-në, duke marrë parasysh se “për” janë deklaruar edhe opozita shqiptare edhe BDI dhe VMRO DPMNE-në.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia