close
Top LajmeVendi

ZAEV NË FB: NA DUHET MOBILIZIMI DHE UNITETI

zzfb

Mesazhi i djeshëm i qytetarëve pas rrethit të parë të zgjedhjeve lokale është pranuar, është dëgjuar dhe kuptuar dhe do të veprojmë sipas tij – ka shkruar në Facebook, lideri I LSDM-së dhe Kryeministri, Zoran Zaev.

“Qytetarët dërguan mesazhin dhe ne atë mesazh duhet ta dëgjojmë, ta kuptojmë dhe të veprojmë. Populli dëshiron të sheh rezultate më të mira, në të kundërtën krëcënohet e keqja. Ne jemi lufta kundër së keqes. Të gjithë ne, secili prej nesh” – thuhet në postimin e liderit socialdemokrat dhe Kryeministrit Zoran Zaev.

Sipas tij, qytetarët kërkojnë mobilizimin dhe këtë do ta marrin në funksion të drejtimit se si do të lëvizin edhe Komunat por edhe vendi.

“Qytetarët duan që vendi dhe komunat të shkojnë përpara dhe ne duhet ta japim maksimumin që kjo të ndosh. Hyjmë në rrethin e dytë dhe në luftë për cdo qytet dhe për drejtimin e shtetit. Tani kryesorja është uniteti” – shkruan Kryeministri Zaev në Facebook./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia