close
Vendi

ZAEV NË KLAN DEBAT: BESOJ SE BULLGARIA DO TË BËJ NJË HAP PËRPARA

6032F455-BBB0-46B8-8189-922AED813CF1

Evropa dhe institucionet evropiane nuk kanë dilema – kemi kryer detyrat e shtëpisë, kemi bërë reforma në shumë fusha – tha Kryeministri Zaev duke komentuar rrugëtimin e vendit tonë drejt BE-së.

“Por, gjithcka varet nga Bullgaria. Tani është kycur, të them me shaka edhe anëtari më I rëndësishëm I BE-së – SHBA-të. Të them se kjo është cështje dypalëshe. Duhet vetë ne ta zgjidhim brenda, kurse miqtë janë aty për të na ndihmuar” – tha Kryeministri Zaev.

Kryeministri Zaev liderit të opozitës Mickoskit iu përgjigj se për identitetin dhe gjuhën nuk bisedohet duke shtuar se nuk dëshiron ti rrisë pritjet e qytetarëve për shkak se në Bullgari funksionon qeveria teknike.

“Baza është propozimi portugez, ne kemi qëndrimin tonë, me siguri se edhe pala bullgare do të del me qëndrimin. Falënderoj presidencën portugeze për angazhimin. Mendoj se Bullgaria duhet ta bëj një hap përpara, për shkak se këtë e pret edhe populli bullgar e pret nga politikanët e tyre” – tha në Klan Debat Kryeministri Zaev. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia