close
Vendi

ZAEV NË KLAN DEBAT: “KARTONI I VERDHË” NGA UNESCO KA NGRITUR ALARMIN E KUQ TEK TË GJITHA INSTITUCIONET

63706531-BBCF-490A-8B06-3955678588CC

Jemi të vetëdijshëm për “kartonin e verdhë” nga UNESCO dhe kemi ngritur alarmin e kuq tek të gjitha institucionet – ka deklaruar në Klan Debat Kryeministri Zaev duke komentuar raportin e sotëm të Miisonit të UNESCO-s.

“Duhet t`i hjekim nga koka të gjitha megalomanitë rreth brigjeve të Liqenit të Ohrit. Pa marrë parasysh nga vijnë ato, nëse janë nga partia ynë apo e partnerit tonë të koalicionit BDI-së, apo kujt do qoftë. Pres që të veprohet në këtë drejtim, ne si shtet kemi paguar 6 milionë denarë për rrënimet aktuale në Ohër. Ohri nuk është vetëm e ohridasve apo struganëve por e të gjithëve” – ka deklaruar Kryeministri Zaev.

Askush të mos mbajë shpresë se do të legalizohen ndërtimet e jashtëligjshme në zonat e mbrojtura dhe në brigjet e Liqenit të Ohrit – ka përfunduar Kryeministri Zaev.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia