close
Vendi

ZAEV: NË ZGJEDHJET LOKALE KEMI KOALICION ME BDI-në, BESËN DHE PDSH-në

24072021_PVRSM_Zaev_na uvid vo rekonstrukcija na patot Nizepole-Strezevo_1

NË RAUNDIN E PARË TË GJITHË ME KANDIDATËT E TYRE, NË TË DYTIN DO TË KOALICIONOJMË


Kryeministri Zoran Zaev theksoi se LSDM-ja e tij është në koalicion me BDI-në, Besën dhe PDSH-në dhe se së bashku do të garojnë në zgjedhjet lokale në vjeshtë. Nuk mund të tregojë hollësi rreth bashkëpunimit, sepse ende nuk dihen të gjitha emrat e kandidatëve për kryetarë. Atje ku të gjithë partitë e koalicionit do të kenë kandidatë, për kryeministrin, është e logjikshme që në rrethin e parë secila parti të qëndrojë pas kandidatit të saj.

“Ne ende nuk mund t’i themi detajet sepse nuk i dimë emrat e kandidatëve, por ne i dimë parimet e koalicionit. Aty ku të gjitha partitë nga partnerët e koalicionit kanë kandidatë, është logjike që të gjithë të garojnë në raundin e parë, qytetarët do të vendosin se kush vlen dhe kush jo, dhe pastaj ne do të mbështesim koalicionin,” tha Zaev.

Ai theksoi Tetovën si shembull, si një komunë ku ndoshta do të ketë më së shumti kandidatë për kryetar komune, nga BDI, Besa, PDSH dhe, siç tha ai, ndoshta edhe nga LSDM.

“Të gjithë e marrin Tetovën si shembull, me siguri do të ketë më shumë kandidatë. Ja, përafërsisht them se BDI do të ketë kandidat, duhet se edhe Besa do ketë kandidat, PDSH do ketë kandidat, edhe ne do kemi kandidat dhe sigurisht që edhe VMRO do ketë kandidat dhe Aleanca me Alternativën. Paralajmërojnë lista të pavarura, kështu që partitë më të vogla të qëndrojnë pas LSDM-së ose unë të zgjedh pas silit të qëndroj si LSDM. Dihet, në rrethin e parë shkojnë të gjithë, ndërsa më pas mbështetemi “ferinaf”. Qytetarëve u a lejmë të drejtën vetë të tregojnë cila është rruga që duhet të zgjidhet për Tetovën”– deklaroi Zoran Zaev. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia