close
Vendi

ZAEV NUK KOMENTOI DEKLARATN E RADEVIT

955CE9F0-5CD4-479B-8D25-6ABD71D94C72

QEVERIA ËSHTË E PËRKUSHTUAR PËR EVROPIANIZIMIN E VENDIT


Deklaratën e presidentit bullgar Rumen Radev, i cili në prag të vazhdimit të bisedimeve për zgjidhjen e kontestit me Shkupin tha se në Maqedoninë e Veriut shkelen të drejtat e komuniteteve pakicë Kryeministri Zoran Zaev nuk e komentoj para mediave. Zaev tha se Qeveria është e përkushtuar për siç tha ai, evropianizimin e vendit.

Kjo është punë e Bashkimit Evropian, kur të vendosin për ta vazhduar procesin, le të lajmërohen. Në ndërkohë ne vazhdojmë me evropianizimin këtu. Kemi procese serioze në agjendën Evropa në Shtëpi, që do të thotë edhe unifikimin e tarifës së doganave, ja sot në Qeveri është faza e parë ndërsa vazhdojnë konsultimet, ku do t’i barazojmë të gjitha doganat në nivelin e Bashkimit Evropian. Kjo është pjesë e kapitujve, ne tashmë po e bëjmë.

/KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia