close
per-zaevin-nuk-nevojiten-zgjedhje-mickovski-propozon-qe-ato-te-mbahen-ne-mars_5d90834fa3cab

Mickoski propozon që ato të mbahen në mars


Nuk na nevojiten zgjedhje të parakohshme, pa marrë parasysh kërkesat e paargumentuara dhe të shterpa të opozitës, thotë kryeministri Zoran Zaev në intervistën për “Detektor” të TV Sitel. Sipas kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskit, marsi i këtij viti është një datë e mirë për zgjedhje.

Kryeministri Zoran Zaev njofton se vendi nuk ka nevoj për zgjedhje të parakohshme. Sipas Zaevit, nevojitet një mandat i plotë që qytetarët të ndjejnë përfitimit e integrimeve evropiane.

“Nuk na duhen zgjedhje të parakohshme, pa marrë parasysh kërkesat e paargumentuara dhe të shterpa të opozitës, që sipas meje, po mundohen që të pengojnë atë që tashmë po ndodh dhe do të kulminojë. Duke vendosur rend në shtetin e së drejtës, ekonomia do t’i japë rezultatet e saj,  dhe përfundimisht vendi ynë të realizojë një mandat të plotë, të përfundojë politika, të realizojë premtimet kundrejt qytetarëve, të bëhet një përmbledhje dhe më pas të shkohet në zgjedhje.” -thotë kryeministri për Detektor.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, theksoi se është i ndërgjegjshëm se qytetarët janë të lodhur nga mbajta e çfarëdo lloj zgjedhjesh, por thekson se, njëkohësisht gjendja aktuale në vend e imponon këtë. Sipas Mickoskit, marsi i këtij viti është një datë e mirë për zgjedhje.

“Mendoj se menjëherë pas vendimit të Këshillit Evropian nëse Maqedonia do të fillojë ose jo me negociatat me BE-në, ndërsa unë shpresoj se do t’i fillojmë, mund të formohet një qeveri teknike dhe menjëherë pas kësaj diku në mars të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe të verifikojmë nëse është e vërtetë ajo që thotë opozita apo ajo që thotë kryeministri se po shkëlqejmë”, –deklaron Mickoski.

Këto komente kryeministri Zoran Zaev dhe kreu i VMRO DPMNE –së Hristijan Mickoski i bënë për intervistën  “Detektor” të TV Sitel. /Klan Macedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia