close
Vendi

ZAEV: PAS ZGJEDHJEVE NEGOCIATA ME QEVERINË E RE BULLGARE

69BE8D36-E955-4833-9BD2-66EED7646692

NË BULLGARI NESËR ZGJEDHJET E PËRSËRITURA PARLAMENTARE


Kryeministri Zoran Zaev, Bullgarisë I ka dëshiruar fat dhe suksese në zgjedhjet e nesërme të përsëritura parlamentare, me shpresë se në Sofje së shpejti do të ketë qeveri dhe parlament funksional. Neve na mbetet të vazhdojmë me negociatat për zhbllokimin e negociatave aderuese me BE-në – ka theksuar Kryeministri Zaev duke përsëritur se një vendim pritet në Dhjetor.

Pas zgjedhjeve të nesërme, Formimi I qeverisë politike dhe parlamentit stabil në Bullgari, jo vetëm për qytetarët bullgar, tani është e rëndësishme edhe për Maqedoninë e Veriut.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR I RMV-së

“Shpresoj se zgjedhjet do të jenë të suksesshme dhe se politikanët do ta kenë mençurinë të krijojnë një koalicion që do të jetë shumicë parlamentare dhe një qeveri të re, me të cilët padyshim se do ti vazhdojmë negociatat”

Se cilat janë pozicionet e palës maqedonase në kontestin me Bullgarinë, rreth Traktatit të Miqësisë, historisë dhe rrënjëve të identitetit dhe gjuhës maqedonase, Kryeministri ka thënë se I ka parashtruar në Sofje gjatë vizitës së 17 Qershorit. Që atëherë shumica e diplomatëve amerikanë dhe evropianë kanë insistuar që zgjerimi I BE-së të mos bllokohet me konteste dypalëshe, por Sofja mbeti në pozitat e saja që në kornizën negociuese midis Brukselit dhe Shkupit, të përmbahen edhe kushtet bullgare që kontestojnë autenticitetin historik të popullit maqedonas. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia