close
Top LajmeVendi

ZAEV: PENDAROVSKI PRESIDENT I TË GJITHËVE

Kryeministri uron presidentin me video mesazh


Kryeministri Zoran Zaev i cili deri më datën 14 është me pushime, ka uruar Presidentin e ri duke shprehur bindjen se me Stevo Pendarovskin bashkëpunimi ka për të qenë konstruktiv dhe se ai ka për ta mbështetur në mënyrë që të jetë me përkushtim në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe të vendit.

‘Sot vendi ynë fiton President – është ky i yni Stevo Pendarovski, lideri që na bashkëngjitet në udhëheqjen përpara në nismën tonë të përbashkët me të cilën e bëjmë Maqedoninë e Veriut vend të bukur për të jetuar. Sot Pendarovski e merr detyrën që të jetë president i të gjithë qytetarëve, mbipartiak, të luftojë për drejtësi dhe të drejtën dhe ta përfaqësoj vendin me dinjitet kudo nëpër botë’- ka deklaruar kryeministri Zaev në video-mesazhin e tij duke paralajmëruar se së shpejti do të ketë takimin e parë me karakter pune. /Klan Maqedoni/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia