close
Top LajmeVendi

ZAEV : PËR 10 DITËT DO TË FORMOJMË QEVERINË E RE

zoran-zaev-1

 

Marrëveshje me të gjithë partitë politike


 

Mandatari për përbërje të qeverisë së re, Zoran Zaev sot pas marrjes së mandatit nga ana e presidentit Gjorge Ivanov deklaroi se në afat sa më të shkurtë do të tentojë ta formojë kabinetin qeveritar. Ai në deklaratë për mediat u obligua se qeveria e re do të jetë pro-evropiane dhe do të sigurojë jetë cilësore për të gjithë qytetarët me respektim të multietnicitetit dhe Marrëveshjes së Ohrit.

Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve, Zaev tha se do të negociojë me BDI­-në, Aleancën për shqiptarët dhe BESËN dhe se dëshiron që të gjithë ata të jenë pjesëmarrës në qeverinë e re.

“Do të bisedojmë me BDI-në, Aleancën për Shqiptarët dhe me Lëvizjen Besa. 67 nënshkrime morëm kur presidenti Ivanov kërkoj që të dëshmojmë se kemi shumicë parlamentare dhe unë dëshiroj që të gjitha këto parti dhe koalicione të jenë pjesëmarrëse në qeverinë e re. Do të mundohemi për 10 ditë apo për më pak t’i përfundojmë marrëveshjet për shkak se edhe vetë rregullorja e Kuvendit parasheh ditët të caktuara për debate të deputetëve dhe informim të tyre për sjelljen e vendimeve“- tha Zoran Zaev – Kryetar i LSDM-së.

Ndërkohë, Zaev u përgjigj në pyetjen e gazetarëve se ka marrëveshje në mes partive që zgjedhjet komunale të mbahen më 15 dhjetor.

“Ka marrëveshje me të gjitha partitë politike dhe shpresoj se kjo do të jetë përfundimtare në momentin kur do të bëhet proces i imi i dy komisioneve  të nevojshme Komisioni Legjislativ dhe Sistemi Politik me qëllim që me procedur të përshpejtuar të lëshohet Ligji për Zgjedhjet dhe në rast se ka nevojë edhe ligjin për pushtetin lokal me qëllim në afat më të shpejt të mundshëm  të ndryshohet ligjet dhe të definohet data 15 tetor si datë për zgjedhjet dhe në Kodin Zgjedhor ajo të jetë në gjysmën e parë të tetorit”- deklaroi Zoran Zaev – Kryetar i LSDM-së.

Lidhur me heqjen e testimit ekstern me të cilin janë përfshirë nxënësit e arsimit të mesëm dhe fillor, Zaev tha se ai është premtim i dhënë para qytetarëve dhe se shpreson se para provimit të parë ekstern me vendim apo me ligj ky testim do të hiqet. /V. D. /

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia