close
Top LajmeVendi

ZAEV PËR “EKONOMIST”: S`KEMI ALTERNATIVË TJETËR, VEÇ BE-së

32AF07D3-6364-4C92-B438-FD519B8751AA

VENDET E RAJONIT DUHET T`I NDJEJNË PËRFITIMIT NGA BE-ja


Për ne nuk ekziston alternativë tjetër, përvec së ardhmes në BE. Duam t`I evropeizojmë vendet tona, Shkupi, Prishtina, Tirana, Beogradi, Podgorioca dhe Sarajeva, të gjithë duam t`I ndjejmë përfitimet – ka theksuar Kryeministri Zoran Zaev në Konferencën e “Ekonomist” duke shtuar se “ne jemi si një ishull I rrethura nga vendet e BE-së dhe se duhet unifikimi I Unionit”.

Në kuadër të Tryezës së 25-të rrumbullake me qeverië greke që këtë vit ishte me temën “Nga distancimi social në solidaritetin social” Kryeministri Zaev ka marrë pjesë në panel diskutimin për përforcimin e bashkëpunimit dhe solidaritetit në Evropën Juglindore, për tregtinë dhe investimet dhe për nismat për paqë dhe mirëkuptim.

Lidhur me perspektivën evropiane, Kryeministri Zaev ka sqaruar se RMV-ja, 16 vite e gjysmë është vend-kandidat dhe se Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim ishte nënshkruar pas Sllovenisë dhe para Kroacisë duke shtuar se nuk ka hapësirë për frustrime, por rajoni nuk ka altrenativë tjetër vec BE-ë.

ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR

“Nga BE-ja, 12 herë kemi konfirmime se 100% i plotësojmë kriteret që janë të domosdoshme për integrim në BE. Për disa reforma të caktuara, sic është gjyqësori, jemi më të mirë se disa vende të BE-së.

Kryeministri Zaev ka theksuar se RMV-ja, por edhe vendet tjera të rajonit ndjekin agjendën e gjelbër dhe ndryshimet klimatike, energjinë e gjelbërt e të ngjashme duke shprehur kënaqësi për planin investues të BE-së për Ballkanin Perëndimor në vlerë prej nëntë miliardë euro.  //KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia