close
Top LajmeVendi

ZAEV: “PËRGJIMI” NDJENJË E HIDHUR, U SQAROVA ME FQINJTË

Zaev: Optimist se do të gjejmë zgjidhje për PSP-në


Kryeministri Zoran Zaev në Klan Debat fillimisht theksoi se ka qenë viktimë e transparencës së tij ndaj të gjithëve. Ai pranon se duhej të kishte kontrolle më të mëdha të bisedave të zhvilluara telefonike, por siguron se nuk ka ndarë sekrete shtetërore. Duke komentuar bisedën telefonike me dy komedianët rus për çështjen e Kosovës ai thotë se është sqaruar me autoritetet e Kosovës dhe Serbisë. Por, për Maqedoninë e Veriut – siç tha me interes është dialogu dhe zgjidhja paqësore e dialogut Prishtinë-Beograd.

“Duhet të gjendet një zgjidhje që do të jetë e mirë për shqiptarët, serbët dhe të tjerët që jetojnë në Kosovë, por zgjidhja duhet të sigurojë paqe të përhershme drejt integrimeve evropiane të Kosovës dhe gjithë Ballkanit Perëndimor që të përforcohet bashkëpunimi rajonal. Këto janë dëshirat tona”-tha Kryeministri Zoran Zaev.

Kryeministri është shprehur optimist se do të zgjidhet çështja e PSP-së. Siç tha, opozita duhet të ketë më shumë guxim për kompromise. Ai tha se i di qëndrimet e partive politike shqiptare rreth kjësaj çështjeje, por se vijat e kuqe nga ana e VMRO-DPMNE-së nuk do të jenë pengesë që më në fund të arrihet një marrëveshje.

“Nuk do të presim deri në “5 deri në 12″, mandati i PSP-së skadon më 15 shtator. Çështja e vetme që jemi bllokuar është Katica Janeva dhe emri i saj. Ne duhet ta zgjidhim këtë, jo për Bashkimin Evropian, sepse ne duhet ta zgjidhim atë në shtëpi. Kompromiset nuk do të bëhen në kurriz të drejtësisë. Grupet e punës do të punojnë, ka vullnet në të dyja palët, duhet që të ulet dhe të gjendet një kompromis një orë e më parë. Sistemi i drejtësisë në Maqedoninë e Veriut nuk funksionon me kapacitete të plota për shkak të kësaj çështjeje të pazgjidhur. Jo me kapacitet të plotë dhe të ardhme të pasigurt.”-deklaroi Kryeministri Zaev.

Duke folur për marrëdhëniet me Shqipërinë Kryeministri Zoran Zaev thotë se Kryeministri Rama ka pranuar sqarimin e Pendarovskit rreth deklaratës për të veçuar dy vendet drejt datës së negociatave. Interesi i vendit tonë është që të shkojmë bashkë me Shqipërinë – tha Zaev.

“Nëse hyjmë bashkë do të ndihmohemi me njëri-tjetrin. Mund ta konfirmoj se ekziston një miqësi e fortë mes Ramës dhe kancelares gjermane Merkel. Ajo është përkrahëse e fuqishme e integrimeve të RMV-së dhe Shqipërisë.” – shprehet Zaev.

 Pas fitores në zgjedhjet në Greqi Zaev ka kontaktuar me Kryeministrin Micotakis dhe se është vendosur së shpejti të realizojnë një takim. Zaev nuk saktësoi se kur do të ndodh ky takim, por se punohet në këtë drejtim. Sa i përket çështjes që ngriti shqetësime në Shkup dhe Sofje rreth asaj se kujt i takon personaliteti historik Goce Dellcevi Zaev njoftoi se komisionet përkatëse në bashkëpunim me politikën shumë shpejt do të gjejnë zgjidhje për çështjen Goce Dellcev. Do të thirremi në dokumentet dhe do të gjejmë zgjidhje. Ne shikojmë drejt të nesërmes – tha Zaev. /Klan Macedoni/                     

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia