close
Vendi

ZAEV: POLITIZIMI I REGJISTRIMIT ËSHTË I PALOGJIKSHËM

D22011CB-1547-4764-BDE3-CCF9C0809AC0

LIGJI PËR REGJISTRIMIN BLLOKOHET NË PROCEDURAT PARTIAKE


Kryeministri Zoran Zaev bën thirrje që regjistrimi të mos politizohet, duke theksuar se ai është operacion statistikor që është i domosdoshëm për institucionet shtetërore. Nuk pati komente në lidhje me deklaratën e deputetit nga rradhët e BDI-së se “nuk do t’i pranojë rezultatet në qoftë se shqiptarët në vend janë nën 20%”.  Nga ana tjetër e ka kritikuar opozitën për shkak se nuk ka lejuar punë online të Kuvendit që të përshpejtohet procedura për miratimin e Ligjit për regjistrim.

Në vend që të bëhen përgatitje teknike për regjistrimin e popullsisë të caktuar për në muajin prill, ky operacion siç duket politizohet edhe më shumë, posaçërisht pas deklaratës së deputetit nga rradhët e BDI-së, Arbër Ademi se “nuk do t’i pranojë rezultatet në qoftë se shqiptarët dalin më pak se 20%”, shifër në të cilën bazohet ndarja e pushtetit të të gjitha niveleve në shtet.

Ademit sot iu kërkua të jap sqarime shtesë.

ARBËR ADEMI, DEPUTET, BDI

“Duke i pasur parasysh të gjitha të dhënat, relevante nga institucione të ndryshme, lëvizjet demografike dhe të tjera, tregojnë se shqiptarët janë mbi 20%. Angazhimi im dhe angazhimi i partisë sime është që të regjistrohet realiteti. Ndërsa rezultatet pas një procesi kredibil gjithmonë duhet të jenë të pranueshme për çdokënd.”

Gjithë kjo e detyruan Kryeministrin Zoran Zaev të bëjë thirrje për të disatën herë me rradhë, që procesi të mos politizohet dhe as të mos bëhet thirrje për bojkot.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Le të lehtësohemi nga kjo çështje dhe të mos bëjmë politikë nga gjithçka, çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet, sepse është operacion statistikor që nevojitet para së gjithash për nevojat administrative të të gjitha institucioneve shtetërore, private dhe të tjera në shtet.”

Zaevi ka shprehur keqardhje që procedura për miratimin e Ligjit për regjistrim në Kuvend është zgjatur dhe se opozita ka refuzuar që Kuvendi ose një pjesë e deputetëve të punojnë online për shkak të krizës korona. Politikëbërjen, siç tha, në lidhje me regjistrimin e lë në llogari të udhëheqjes së VMRO-DPMNE-së, duke u bërë thirrje të jenë racionalë, sepse bojkoti i këtij operacioni është vepër e dënueshme, siç theksoi Zaev. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia