close
Top LajmeVendi

ZAEV: PROPOZIMI PORTUGEZ BAZË E MIRË PËR ZGJIDHJEN E PROBLEMIT

91FE474D-646A-4E7B-86D6-82544B4E0867

Kryeministri Zoran Zaev, bashkë me Zv/Kryeministrin për Cështje Evropiane, Nikola Dimitrov dhe Ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani ka takuar dhe kanë mbajtur një takim pune me Ministrin e Jashtëm të Portugalisë, Augusto Santosh Silva dhe Komisionerin e BE-së, Oliver Varhelji.

Në takimin në Klubin e Deputetëve, dyshja evropiane Varhelji – Silva kanë prezantuar propozim-zgjidhjet për tejkalimin e problemit mes RMV-së dhe Bullgarisë që kanë për qëllim ta zhbllokojnë hapjen e negociatave të RMV-së me BE-në me mbajtjen e Konferencës së parë ndërqeveritare.

“Në mënyrë të qartë dhe me përgjegjësi mund të themi se propozimi është një bazë e mirë për arritjen e zgjidhjes së problemit, zgjidhje me të cilën do të mënjanohen të gjitha pengesat dhe do të happen negociatat përmes mbajtjes së Konferencës së parë ndërqeveritare. Për ne e rëndësishme është që ky propozim-zgjidhje nuk prek dhe nuk hynë në cështjet identitare maqedonase, me cka pozicioni ynë krucial është mbajtur, kurse jemi fuqimisht të bindur se propozimi është bazë e mirë për pozicionet kruciale të Bullgarisë. Kemi vullnetin e mirë, jemi të kujdesshëm dhe kemi mirëkuptim për fqinjtë tanë, I kemi pozicionet tona të qarta identitare për të cilat nuk negociojmë, kurse për të cilat Brukseli tregoi mirëkuptim dhe shpresoj se me një qasje të këtillë do të takohemi në Sofje për të mirën e dy popujve dhe për të ardhmen e përbashkët të dy vendeve si fqinj dhe miq, si vende anëtare të NATO-s dhe si partnerë të ardhshëm në BE” – ka deklaruar Kryeministri Zaev pas takimit me Varheljin dhe Silvan. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia