close
Top LajmeVendi

ZAEV PROPOZON ZGJEDHJE NË MES TË MUAJIT QERSHOR 

images (2)

Partia në pushtet LSDM angazhohet për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në mes të muajt qershor, për çka do t’i njoftojë edhe partitë tjera politike në takimin e liderëve te presidenti i shtetit, gjatë ditës së martë. Lideri Zoran Zaev thekson se duhet të shfrytëzohet piku i tejkaluar i infeksionit korona në vend, që të mbahen zgjedhjet dhe të pritet vala e dytë eventuale e epidemisë, me Kuvend funksional dhe me Qeveri. Prioritet për opozitaren VMRO-DPMNE nuk janë zgjedhjet, por siç thonë, shëndeti i qytetarëve në kushte të infeksionit.

Maqedonia e Veriut tashmë dy muaj funksionon në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të epidemisë korona, tre muaj është pa Kuvend dhe katër muaj me qeveri teknike – për të cilën arsye  lideri i partisë në pushtet LSDM, Zoran Zaev, konsideron se është koha për mbajtjen e zgjedhjeve të caktuara parlamentare për në muajin prill, më pas të anuluara. Si arsye theksoi se janë të nevojshme institucione funksionale, Qeveri dhe Kuvend, para valës së dytë eventuale  të infeksionit, në vjeshtë, për arsye ekonomike dhe demokratike.

“Qëndrim i përbashkët i koalicionit është që shfrytëzohet momenti i lehtësimit të virusit korona dhe stabilizimi i pandemisë dhe të votohet në mes të muajit qershor. Motivon fakti qe misioni i ODIHR paralajmëron se mund të organizojë dhe të dërgojë mbikëqyrës”, tha Zaev.

Zaev me këtë propozim të do të marrë pjesë në takimin e lidërve te presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, të martën, në emër jo vetëm të partisë së tij por edhe gjithë koalicionit që graviton rreth LSDM-së, me emër të përbashkët “Mundemi”. Opozita është e përmbajtur rreth datës së zgjedhjeve, gjë për të cilën para fillimit të krizës korona insistonte të mos anulohet. Nënkryetari Aleksandar Nikolovski këtyre ditëve e përsëriti qëndrimin se për partinë më i rëndësishëm është shëndeti i qytetarëve.

“VMRO-DPMNE do të kërkojë zgjedhje në atë moment kur do të jemi të sigurtë se asnjë person në votime nuk do të sëmuret nga virusi korona. Kjo është thelbësore për ne, sepse ne nuk kemi nevojë për pushtet në qoftë se në zgjedhje në cilat e kemi fituar pushtetin infektohen me qindëra persona dhe mos dhashtë Zoti të vdesin dhjetëra persona”, tha Nikollovski.

Para disa ditëve edhe nga ana e BDI-së shprehën qëndrimin se partia ka dy kushte para se të pajtohet për organizimin e zgjedhjeve.

“Së pari Komisioni për sëmundje ngjitëse të thotë se procesi i tillë nuk do ta rrezikojë shëndetin e qytetarëve dhe e dyta OSBE/ODIHR të konstatojë se mund t’i ndjekë zgjedhjet”, tha Osmani.

Në lidhje me mbikëqyrjen ndërkombëtare të procesit zgjedhor, për të cilin ishkryeministri Zaev e propozon datën 14 qershor, ai shtoi se është i motivuar nga paralajmërimi i ODIHR se për këtë periudhë mund të organizojë dhe të dërgojë mbikëqyrës në Maqedoninë e Veriut./KlanMacedonia

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia