close
Top LajmeVendi

ZAEV-RAMA-VUÇIQ: BALLKAN TË SHEK. XXI,  JO JUGOSLLAVI TË RE

thumbs_b_c_ce0a21255d28019a8ab2e106628a86fd

Takimi i ardhshëm në Durrës


Pas takimit të dytë Zaev-Rama-Vuciq për iniciativën e ashtuquajtur “Shengeni i Vogël”, kësaj radhe në Ohër, liderët ballkanik kanë mohuar se bëhet fjalë për ndonjë Jugosllavi të re, por se ky është aksion për Ballkanin e shekullit 21, për një Ballkan nga ku nuk do të largohen të rinjtë.

Hapëm iniciativë ose plan aksional që me të vërtetë do të krijojë një Ballkan ndryshe. Ballkan të shekullit 21. Kështu ka deklaruar Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e përbashkët për media, ku përvec treshes Zaev-Rama-Vuciq morrën pjesë edhe Kryesuesi I këshillit të Ministrave të B e H, Denis Zvizdiq dhe Ministrja e Ekonomisë së Malit të Zi, Dragica Sekuliq.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama theksoi se të gjitha vendet e rajonit duhet të përfshihen në këtë iniciativë, duke shprehur bindjen se edhe Kosova do të kycet në takimin e ardhshëm në Durrës.

Presidenti I Serbisë Aleksandar Vuciq u prononcua rreth kritikave të një pjese të politikanëve dhe mediave të rajonit, duke theksuar se kjo iniciativë nuk është plan për ndonjë Jugosllavi të re, por se vendet e rajonit janë duke e bërë atë që BE-ja ua kërkonte.

Por, Bosnja e Hercegovina dhe Mali I Zi nuk kanë një qëndrim definitiv për këtë iniciativë.

Iniciativa për të ashtuquajturin Shengen të Vogël kishte hasur në kritika, vecanërisht tek biznesmenët por edhe nga disa politikanë. Për këtë plan përkrahje shfaqi I dërguari I posacëm amerikan për Ballkanin Metju Palmer, kurse Presidenti serb paralajmëroi se në takimin e ardhshëm  me Presidentin francez Macron pret përkrahje për këtë iniciativë./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia