close
Top LajmeVendi

ZAEV-RAMA-VUÇIQ: BASHKËPUNIMI RAJONAL KONFORM PROCESIT TË BERLINIT

7D2FDFC7-BA9E-4530-9274-15B36193DCC7

FTESË KOSOVËS QË T`I BASHKANGJITET INICIATIVËS


Kryeministri Zoran Zaev, Presidenti I Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministri shqiptar Edi Rama kanë mbajtur një takim-online për ripërtrirjen e iniciativës për bashkëpunim rajonal që ka filluar vitin e kaluar. Aktivitetet e iniciativës ishin anuluar për shkak të pandemisë dhe zgjedhjeve në RMV dhe Serbi dhe tre liderët, sic thuhet në komunikatën e Qeverisë janë dakorduar se kriza ka theksuar nevojën e intensifikimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjelltë dhe integrimin rajonal ekonomik.

Gjatë takimit online, Presidenti Vuçiq djhe Kryeministrat Rama dhe Zaev, kanë potencuar se kjo iniciativë është tërësisht konform Procesit të Berlinit dhe është një bazë e mirë për përgatitjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor për Samitin e ardhshëm që do të mbahet në Nnëtor në Sofje, ku këtë vit bashkëkryesojnë Bullgaria dhe RMV-ja.  

Liderët e tre vendeve janë dakorduar se është shumë me rëndësi të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin pjesë në iniciativën për bashkëpunim rajonal dhe sot I kanë dërguar ftesë Kosovës që të kycet në këtë iniciativë edhe si rezultat I kornizës së vendosur në Samitin e Uashingtonit në Shtator të këtij viti mes Presidentit Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti.

Presidenti Vuciq dhe Kryeministrat Rama dhe Zaev janë dakorduar që të formojnë një grup të përhershëm pune me përfaqësues të të gjitha vendeve të iniciativës që të përshpejtohet zbatimi I akiviteteve të dakorduara në kuadër të bashkëpunimit rajonal.

Tre liderët, sic thuhet në komunikatë, janë dakorduar se iniciativa është një bazë e mirë për identifikimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore për agjendë zhvillimore të rajonit që mund të përfshihen me pakon Ekonomiko-Investuese të BE-së për Ballkanin Perëndimor që kohë më parë e miratoi KE-ja.

Tre liderët shfaqën shpresën se së shpejti edhe Mali I Zi dhe B e Hdo të kycen në këtë iniciativë me cka do të arrihet një bashkëpunim më I mirë dhe gjithëpërfshirës mes të gjitha vendeve të rajonit.

Tre liderët, sic thuhet në komunikatë, janë dakorduar për kufij të hapur pa teste PCR nga e Hëna 02.11.2020, kurse ndërkohë në vigjilje të takimit të Sofjes do të punohet në thellimin e bashkëpunimit në shëndetin public dhe ndihmën e ndërsjelltë. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia