close
Top LajmeVendi

ZAEV: SHIFRAT E REGJISTRIMIT NUK DO TË NDIKOJNË NË LIGJIN PËR GJUHËT

EA23456E-5C8D-4392-8AAC-5E640986CE75

GRUBI: ME REGJISTRIMIN DO TË FUQIZOHEMI EDHE MË TEPËR


Pavarësisht numrave nga regjistrimi I popullsisë, ligji për përdorimin e gjuhëve dhe ai për të drejtat e shqiptarëve dhe bashkësive etnike mbeten të njejta dhe nuk ndryshojnë aspak, siguroi Kryeministri Zoran Zaev.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Ligji për përdorimin e gjuhëve, ligji për të drejtat e shqiptarëve dhe bashkësive më të vogla etnike, në mënyrë absolute mbeten të njejta dhe aspak nuk ndryshojnë, varësisht prej numrit të përgjithshëm të qytetarëve të regjistruar, varësisht atyre që janë rezidentë apo jorezidentë dhe këtu gjithçka është e pastër, pra nuk ka procese retrograde, Kushtetuta është e qartë, ligjet janë të qarta dhe do të vazhdojnë të vlejnë dhe këtu duhet të jemi të gjithë të qetë.

Ndërsa Zv/Kryeministri i parë, Artan Grubi, është i bindur se rezultatet nga ky operacion nuk do të kenë ndikim negativ ndaj të drejtave të shqiptarëve. Madje, sipas tij regjistrimi do t’i fuqizojë shqiptarët.

ARTAN GRUBI, ZV/KRYEMINISTËR I PARË

“Jam shumë i bindur që nuk do të ketë asnjë pasojë ndaj të drejtave të shqiptarëve nga rezultati i regjistrimit, përkundrazi do të fuqizohemi edhe më tepër ”

Kohëve të fundit, derisa vijon operacioni statistikor, në Maqedoninë e Veriut janë paraqitur edhe tentativa për polizitimin e Regjistrimit. Turqit nuk do t`I pranojnë rezultatet nëse janë nën 7% të popullatës, romët presin që shifra e tyre të jetë 100 mijë. Nga ana tjetër politikanë bullgar thonë se 130 mijë qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë pasaportë bullgare dhe presin që kjo të reflektohet edhe në rezultatet e regjistrimit. Krejt në fund, lideri I partisë “E Majta”, Dimitar Apasiev tashmë është duke zhvilluar fushatë për bojkotimin e regjistrimit duke pohuar se janë 200.000 maqedonas që kanë refuzuar të regjistrohen.

Por, nga Enti Shtetëror i Statistikave, përvec ndërhyrjeve kiberntetike në sistemin e regjistrimit të diasporës, thonë se nuk përballen me probleme tjera serioze në terren. Sipas tyre deri tani janë regjistruar mbi 1.2 milion qytetarë. Procesi I regjistrimit zgjat deri më 30 Shtator. /KlanMacedoni

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia