close
Top LajmeVendi

ZAEV: SHKELI KUSHTETUTËN, PRES SQARIME NGA XHAFERI

BFB79C88-AE65-4011-BCD5-9102255C9B89

“NUK DO TË KËRKOJ PËRGJEGJËSI NGA KRYEPARLAMENTARI”


Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se fjalimi i Kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi në gjuhën shqipe në Parlamentin Evropian është në kundërshtim me kushtetutën. Ai nuk do të kërkojë përgjegjësi, por sqarim prej tij – pse ka vepruar në atë mënyrë. Nga ana tjetër, Xhaferi sqaroi se e ka zgjedhur gjuhën shqipe që “tu shmanget ???” në Starzburg, duke pohuar se nuk e ka shkelur Kushtetutën, siç e akuzon opozita dhe kërkon interpelancë për të.

A e kanë provokuar deputetët bullgarë ose ka tjetër arsye që në një nga tre sesionet e Parlamentit Evropian në të cilat mbajti fjalim, Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, u drejtua në gjuhën e tij amtare, në vend të gjuhës maqedonase që është zyrtare në komunikimin ndërkombëtar, do të duhet të  sqarojë vetë ai, nga pozita e “rojes” kryesore të Kushtetutës, siç thotë Kryeministri Zoran Zaev.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR

“Talat Xhaferi në kundërshtim me Kushtetutën ka mbajtur fjalim në Parlamentin Evropian  dhe është e saktë të thuhet se ka pasur tre sesione, në dy sesione ka folur në gjuhën maqedonase, në të të tretin ka folur në gjuhën shqipe, i provokuar nga disa individë nga Bullgaria fqinje, të cilët kanë thënë se do të bëjnë bashkim të gjuhëve tona, që assesi nuk është e vërtetë. Po, kemi gjuhë të ngjajshme, por të  ndryshme dhe të njohura ndërkombëtarisht. Nuk do të kërkoj përgjegjësi, sepse pres pikërisht nga Kryetari i Kuvendit ta sqarojë atë që ka ndodhur atje.”

Xhaferi në një  intervistë televizive pjesërisht ka sqaruar pse është shërbyer me gjuhën që e njeh më së miri.

TALAT XHAFERI, KRYETAR I KUVENDIT

“Mbetem në qëndrimin se nuk e kam shkelur Kushtetutën dhe se askujt nuk i kam lejuar festë në Komisionin për politikë të jashtme në Parlamentin Evropian. Duke pasur parasysh të gjitha zhvillimet nuk kam lejuar festë dhe kam vlerësuar se është më e përshtatshme të drejtohem në gjuhën që e njoh më së miri, ndërsa kjo është gjuha ime amtare. E njoh edhe gjuhën zyrtare, përkatësisht gjuhën letrare maqedonase.”

Partitë opozitare VMRO-DPMNE dhe “E Majta”, në Kuvend, tashmë kanë paralajmëruar interpelancë për Kryeparlamentarin, me pretendime se e ka shkelur Kushtetutën. Profesoresha në Fakultetin e Drejtësisë, Tanja Karakamisheva, në këtë kontekst përmes rrjeteve sociale i ka bërë thirrje.

TANJA KARAKAMISHEVA, TWITTER

“Xhaferi, të thirresh në të drejta natyrore në shtet të rregulluar juridikisht nuk është arsyetim! Është turp për ty kjo që e flet! Sikur je jurist!”

Në nenin 7 të Kushtetutës me amendamentet kushtetuese, që kanë dalë nga Marrëveshja Kornizë e vitit 2001 është rregulluar përdorimi i gjuhëve të bashkësive në nivel lokal dhe në institucionet shtetërore, për çka përbërja e mëparshme e Kuvendit ka miratuar edhe Ligjin për përdorimin e gjuhëve. Gjuha maqedonase mbetet zyrtare kur bëhet fjalë për komunikimin ndërkombëtar. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia