close
Top LajmeVendi

ZAEV: S`KA ANULIME, REGJISTRIMI NË PRILL 2021

FD4929A1-4342-4414-8C7E-7940B1E60EB3

ESHS-ja BËHET GATI, FURNIZIME ME LAPTOPË


Kryeministri Zoran Zaev shpreh bindjen se nuk do të ketë anulim tjetër të regjistrimit të popullsisë në vend dhe se regjistrimi i popullatës do të bëhet në muajin prill të vitit të ardhshëm. Maqedonia e Veriut për vite me rradhë nuk ka pasqyrë të saktë të numrit të banorëve dhe të strukturës demografike, sepse në vitin 2011 regjistrimi i rregullt filloi, por u ndërpre, për arsye politike, kështu që statistika ende shfrytëzon të dhënat nga numërimi i fundit në vitin 2002.

“Regjistrimi do të organizohet në vitin 2021 dhe pikë”. Në mënyrë të këtillë kategorike kryeministri Zoran Zaev vuri në dukje se nuk do të ketë anulim të ri të operacionit për numërimin e popullatës, për të cilin është arritur marrëveshje të bëhet gjatë vitit të ardhshëm. Regjistrimi në Maqedoninë e Veriut, gjatë ciklit të rregullt në vitin 2011 filloi, por pas disa ditëve u ndërpre dhe pas kësaj institucionet mbetën në situatë që t’i shfrytëzojnë të dhënat për popullatën dhe për strukturën demografike të para 20 viteve, nga regjistrimi i vitit 2002. 

“E anuluam në vitin 2020 për vitin 2021 me kërkesë të opozitës, që para paraqitjes së Covid-19. Ne si shtet kemi organizuar aktivitete në terren që janë më të komplikuara, siç janë zgjedhjet, regjistrimin mund ta organizojmë në prill. Ai organizohet sipas standardeve dhe udhëheqjes së Eurostat. Atë e zbatojnë institucionet. Te ne ky institucion është Enti i Statistikës” – theksoi kryeministri Zaev. 


Operacioni për numërim të popullatës dhe vërtetimin e numrit të saktë të pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme etnike, u tregua se në vend nuk është vetëm  operacion statistik, por edhe politik. Për anulimin e operacionit në vitin 2011, tashmë e shuara Prokuroria Speciale, ngriti hetime në të cilat i akuzoi ish-kryeministrin Nikola Gruevski dhe liderin e BDI-së dhe të koalicionit aktual, Ali Ahmeti. Të dy ngarkohen për dëmtim të buxhetit të shtetit në vlerë 2,8 milionë euro, të shpenzuara për përgatitje të regjistrimit. 

“Edhe pse kanë qenë të vetëdijshëm se do të ketë pasoja të dëmshme, personat kanë filluar organizimin e regjistrimit. Kur e kanë parë se nuk kanë kapacitet t’i fshehin faktet demografike në vend, ata, me qëllim që t’i ikin përgjegjësisë, janë marrë vesh të deklarojnë se arsyet për ndërprerjen e regjistrimit janë të natyrës teknike.” FATIME FETAI, mars 2018.


Opozitarja VMRO-DPMNE insistoi që regjistrimi të mbahet në vitin 2021, jo këtë vit, por edhe të ndryshohen disa nga metodat e vërtetuara për numërim, duke pohuar se nuk janë sipas standardeve evropiane. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia