close
Top LajmeVendi

ZAEV: TË GJITHË DUHET TË MËSOJMË NGA DOBËSITË E SISTEMIT

28BD16A3-8510-4526-A2BC-2C122B673230

OPOZITA BËN PRESION, POR DORËHEQJET PRESIN EPILOGUN E HETIMEVE


Nga tragjedia në spitalin e Tetovës do të nxirren mësime, ndërsa për momentin kryhen kontrolle shtesë për mënyrën në të cilën janë ngritur të gjitha spitalet modulare dhe për gjithë sistemin shëndetësor në vend. Kryeministri Zoran Zaev megjithë presionin nga opozita që t’i konfirmojë dorëheqjet e ofruara, përsëriti se pikërisht nga rezultatete e hetimit do të varet nëse do të shkarkohen Ministri i Shëndetësisë dhe zëvëndësi i tij, si dhe dy drejtorët e spitalit në Tetovë.

Kryeministri Zoran Zaev sot u bëri thirrje shërbimeve hetimore të përfshira në zbardhjen e zjarrit në spitalin modular në Tetovë, me kërkesë sa më shpejt që është e mundur të arrihet sqarim profesional që të mund t’u përgjigjet pyetjeve të parashtruara nga qytetarët. Për institucionet përgjigja do të jetë mësim për dobësitë e sistemit.

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR, RMV

“Prej tyre të mësojmë dhe të mos lejojmë të ndodhin tragjedi të tjera të këtilla në shtet. E shihni se edhe nga kjo tragjedi janë nxjerrë mësime, bëhen kontrolle shtesë të spitaleve modulare, të sistemit shëndetësor në tërësi, nga ana e inspektorateve dhe me siguri për periudhë të gjatë do të ketë monitorim serioz të objekteve të këtilla.”

Në pyetjen nëse dhe kur do ta marrë vendimin për pranimin ose jo të katër dorëheqjeve të ofruara, Zaev përsëriti. 

ZORAN ZAEV, KRYEMINISTËR, RMV

“Do të presim t’i marrim rezultatet e hetimeve, raportet kriminalistike duke i përfshirë edhe ato gjermane, që duhet të kompletohen, shpresoj në afat shumë të shkurtër.”

Opozita vazhdon me presionin e saj që vendimi për dorëheqjet e konfirmuara sa më shpejt të kalojë nga Qeveria në Kuvend, ku tashmë është dorëzuar propozim për shkarkimin e Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe zëvëndësit të tij Ilir Hasani.

ALEKSANDAR NIKOLOSKI, VMRO-DPMNE

“Zoran Zaev refuzon ta dërgojë në Kuvend dorëheqjen e Venko Filipçes, qe vetë tregon së në kuadër të marrëveshjeve të brendshme, ideja është që kjo dorëheqje të mos realizohet asnjëherë.”

Lideri i VMRO-DPMNE-së shpalos detaje për të cilat pohon se e rrisin përgjegjësinë e “atyre që ikin nga nga përgjegjësia morale dhe çdo përgjegjësi tjetër.”

HRISTIJAN MICKOSKI, VMRO-DPMNE 

“Me prokurimin e kryer nga Ministria e Shëndëtsisë kërkohet që spitalet e montuara  të jenë të përbërë nga panele dhe muri dhe të çatisë (PUR) që janë më pak rezistent ndaj zjarrit. Këto objekte sipas rregullores për mbrojtje nga zjarri dhe eksplodimet i përkasin kategorisë “G” dhe duhet të kenë rezistencë ndaj zjarrit të paktën dy orë. Spitali në Tetovë u dogj për dy minuta.”

Kryeministri Zaev pohon se në Qeveri ka përgjegjësi morale, por shton se  tragjedi ndodhin kudo, për këtë arsye është i rëndësishëm rezultati i hetimit dhe jo dorëheqja e gjithë Qeverisë, sidorëheqja e gjithë Qeverisë, siç theksoi. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia