close
Vendi

ZAEV: U NDËSHKUAM ME “KARTON TË VERDHË” NGA QYTETARËT

ZAEV

Rreth 35.000 mbështetës të LSDM-së ose nuk kanë votuar ose kanë qenë për të pavarurit, disa kryebashkiak nuk kanë qenë të hapur ndaj qytetarëve, reformat jo të mjaftueshme dhe mosçelja e negociatave me BE-në, janë disa nga gabimet që sippas liderit të LSDM-së, janë arsye për rezultatin e dobët në rrethin e parë të zgjedhjeve.

“Mesazhi i parë për miqtë e mi të partisë është se kemi marrë “karton të verdhë” nga qytetarët. Sa do ta dëgjojmë zërin e tyre, varet nëse do të bëhet “kartoni i kuq”. Qytetarë të nderuar me fytyrë të pastër dëshiroj të kërkoj nga ju t`i jepni shans vendit dhe shoqërisë të vazhdojnë drejt së ardhmes, në vend se t`i kthehen të kaluarës” – ka theksuar lideri socialdemokrat dhe Kryeministri Zoran Zaev.

“Kërkoj që të bashkohemi rreth qëllimit tonë të qartë e të përbashkët. Në emër të të gjithë të arrituarve, dëshiroj të dërgoj mesazhin e qartë për veprim të përbashkët, për shkak se ekziston rreziku që vendi të kthehet prapa” – ka deklaruar Zoran Zaev.

Ai ka falënderuar partnerët e koalicionit qeveritar, të cilët, sic tha, gjatë gjithë ditës dërguan mesazhe të qarta se mbeten bashkë drejt rrugës demokratike dhe evropiane duke I konfirmuar angazhimet që vendi të shkojë përpara.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia