close
Top LajmeVendi

ZAEV: VENDIMET E GABUARA TË BE-së, KËRCËNIM PËR RAJONIN

auto_zaev-0712_1531375931-60082301531376474

Vendimet e gabuara të BE-së mund të rezultojnë me rritjen e nacionalizmit në Ballkan, ka paralajmëruar Kryeministri Zoran Zaev gjatë takimit të liderëve për Ballkanin Perëndimor në organizim të Forumit Ekonomik Botëror në Gjenevë. Në margjinat e takimit, ministri i Jashtëm Nikol Dimitrov është takuar me kolegun e tij grek Nikos Dendias.

Rritja e nacionalizmit mund të jetë rezultati i mundshëm i vendimeve të këqia të BE-së, ka vlerësuar Kryeministri Zoran Zaev në Gjenevë, në takimin me liderët rajonal dhe përfaqësues evropian. Për këtë shkak, në samitin e ardhshëm të BE-së, pret vendime më të mira për të gjithë rajonin.

“Me vendime të këqiaj nga BE-ja ka shumë mundësi për rritje të nacionalizmit, populizmit dhe radikalizmit në rajon, që nuk është mirë. Mendoj se gjysma e parë e vitit 2020 mund të jetë shumë e mirë për ne, për shkak se Kroacia ka mundësinë të kryesojë me BE-në, që do të thotë fokusim më të madh ndaj të gjithë rajonit.” –deklaroi Kryeministri i vendit Zoran Zaev.

Ndërkohë, Maqedonia e Veriut duhet të vazhdojë me reformat për të marrë një vendim pozitiv për negociatat aderuese me BE-në, në Samitin e Zagrebit, në maj të vitit të ardhshëm-ka shtuar Zaev. Në margjinat e takimit, ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov ka biseduar me kolegun e tij grek Nikos Dendias, ku shfaqi kënaqësinë për angazhimet greke që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat me BE-në. /Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia