close
download (1)

Me ose pa VMRO DPMNE-në, afatet ligjore do të ecin nëse nuk vazhdohet gjendja e jashtëzakonshme, e anulim të zgjedhjeve nuk mund të ketë në një situatë të tillë, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Nuk do të lejojmë që zgjedhjet të anulohet në mënyrë jo ligjore dhe antikushtetuese. Pse? Sepse ju, apo 1 qytetarë tjetër vetëm një ankesë nëse e dërgon në Gjykatën Kushtetuese, do ti anulojë rezultatet e zgjedhjeve” tha Zaev.

Zaev shtoi se zgjedhjet nuk ka mundësi të bojkotohen.

“Nuk mund të ketë bojkotim të zgjedhjeve nga askush sepse të gjithë marrin pjesë në zgjedhje. Shprehen qartë vullnet për të marrë pjesë në zgjedhje, dorëzuan lista të kandidatëve, kandidatët kanë nënshkruar marrëveshje noteriale, u morën vendime në organet e partive, KSHZ i pranoi këto lista, madje u krye edhe procesi i shortit”tha Zaev.

E nëse nuk ka marrëveshje, do të respektohet kushtetua dhe ligjet, dhe do të vazhdojnë afatet aty ku u ndalën, në ditën e 22 të procesit zgjedhor.
E nga ana tjetër, VMRO DPMNE nuk dëshiron as të dëgjojë për zgjedhje.

“Të nderuar, zgjedhje në qershor nuk do të ketë.Është e vërtetë se 60 ditët që i përcakton kushtetuta kanë kaluar. Nga ana tjetër, Qeveria nuk mundet me dekret me forcë ligjore ta përcaktojë datën e zgjedhjeve, sepse në bazë të alinesë 1 të nenit 12 të Kodit Zgjedhor, përshkruhet qartë, pa asnjë dilemë, se Kryetari i Kuvendit është i vetmi që e cakton datën e zgjedhjeve” tha Janushev.

Sipas Janushev, në periudhë prej 22 ditëve është e pamundur që të organizohen zgjedhjet.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia