close
Top LajmeVendi

ZAEVI NUK I PRANOI DORËHEQJET E FILIPÇES DHE HASANIT

05102021_PVRSM_Zaev-izjava za mediumite_1

VMRO-DPMNE: LSDM DHE BDI VENDOSËN TA SHPËTOJNË KOALICIONIN

Kryeministri Zoran Zaev në një paraqitje publike në orët e pasditës nuk I ka pranuar dorëheqjet për shkaqe morale të Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe dhe Zv/Ministrit Ilir Hasani. Ai ka theksuar se mbetet në qëndrimin se nuk do të lejojë politizimin e tragjedisë në Spitalin e Tetovës. Ai ka theksuar se ka ndodh një tragjedi I tmerreshme, por se nuk jemi vendi I vetëm ku ndodhin tragjedi të këtilla duke shprehur edhe një herë ngushëllime për familjarët e viktimave.

 ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR

“Nuk ka arsye të locohet përgjegjësia politike apo menaxheriale tek Ministri Vendko Filipçe dhe tek Zv/Ministri Ilir Hasani, të cilët, rikujtoj për shkaqe morale dhanë dorëheqjen që priste vendimin tim. Për gabimet eventuali nga faktori njeri do të prononcohen organet kompetente. Mbetem në qëndrimin se nuk do të lejoj politizimin e tragjedisë në Spitalin e Tetovës. Ne politikanët dhe pushteti ekzekutiv nuk guxojmë ta interpretojmë raportin e ekspertëve që veprojnë konform urdhërit të Prokurorisë Publike të RMV-së.”

Kanë reaguar nga VMRO-DPMNE-ja. Vladimir Gjorcev nga kjo parti tha se në vend të etikës LSDM-ja dhe BDI-ja kanë vendosur ta shpëtojnë koalicionin.

VLADIMIR GJORCEV – VMRO-DPMNE

“14 njerëz u dogjën të gjallë në kioskun plastic të Zaevit e Filipces. 14 familje mbajnë zi për shkak të papërgjegjëisë së tyre, për shkak të turpit të tyre, për shkak të profitimit vdekjeprurës. Ata vendosë të bien bashkë. Dhe, po, Zoran Zaevi dhe Venko Filipce bashkë do të bien. Populli është I revoltuar dhe ky turp në Maqedoni do të përfundojë, kurse ata që janë fajtorë do të përgjigjen”

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia