close
Top LajmeVendi

ZAEVI OFERTË VMRO-DPMNE-së: EJANI BASHKË NË QEVERI!

884605B3-BFC8-4034-8DB5-EC4D6668C17B

Në një intervistë për “Sloboden Peçat”, Kryeministri Zoran Zaev për herë të parë ka hapur mundësinë për formimin e Qeverisë për shpëtim kombëtar ku do të merrte pjesë edhe opozita.

“Ofrojmë bashkëpunim në cdo aspekt. Gjithcka që duhet të bëjmë-ta bëjmë, por definitivisht duhet të keni një njeri nga ana tjetër që të bisedoni. Për herë të parë e them këtë, dua të hap debatin për qeveri të përbashkët edhe me opozitë. Por duhet të kemi një njeri me të cilin mund të bisedojmë, me z.Mickoski nuk bisedohet. Ose, nëse tek ata ka ndonjë njeri I kuptueshëm, kurse tek ne nuk ka, le ta largojnë Zaevin, vetëm që dy partitë të bsiedojnë. Mund ta bashkojmë popullin, për shkak se kjo na nevojitet. Këtë e dijnë edhe ata edhe unë. Populli është shumë I ndarë” – ka deklaruar Kryeministri Zaev. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia