close
Vendi

ZAEVI PËR AFP: ÇDO ÇËSHTJE PËR IDENTITETIN – VIJË E KUQE

7C378B8A-9208-4A99-8AA3-8DF5F075B064

“BLLOKIMI BULLGAR – BEFASI JO E KËNDSHME”


Kryeministri I Maqedonisë së Veriut shpreh keqardhje për bllokimin bullgar në BE – është titulli I tekstit të publikuar në agjencinë e lajmeve Frans Press, pas intervistës me Kryeministrin Zoran Zaev.

Kryeministri për AFP-në thoët se fqiu lindor I ka sjellë një befasi jo të këndshme, duke krijuar një revoltë mes qytetarëve që jetojnë në të dy anët e kufirit, por, Zaevi shpreh bindjen se ka mundësi për një hap përpara.

Duke përmendur se ekziston një absurditet në gjithë këtë problem, Kryeministri Zaev potencon se cdo cështje rreth identitetit maqedonas është “linjë e kuqe”.

ZORAN ZAEV PËR AFP-në

“Bllokimi i Bullgarisë për ëndrrat e RMV-së për hyrje në BE, është në kundërshtim me vlerat evropiane të bllokut dhe ka shkaktuar shumë indinjatë tek ne. Çdo çështje e identitetit maqedonas është një “linjë e kuqe”. Kjo është çështje e vetëpërcaktimit që është në zemrën e projektit evropian”

Bullgaria ka akuzuar Maqedoninë për vjedhjen e historisë së saj dhe në vecanti është e shqetësuar për shkak të mungesës së progresit në komisionin e përbashkët që përpiqej të arrijë marrëveshje për një narativ të përbashkët nëpër librat shkollor – thuhet mes tjerash në tekstin e Agjencisë së Lajmeve Frans Press.

Sipas Zaevit, cështjet e këtilla duhet të jenë punë e historianëve, por me rëndësi është – sic thotë në intervistë, që të potencohen edhe marrëveshjet që Komisioni I ka arritur në disa fusha. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia