close
Rajoni

ZAGREB: ANULOHET VENDIMI PËR DËNIMIN E BRANIMIR GLAVASHIT

cf76bf670e901699806d

 

Gjykata supreme e Kroacisë ka hedhur poshtë vendimin kundër një ish-deputeti i dënuar për krime kundër civilëve serbë, duke urdhëruar përsëritjen e procesit gjyqësor. Branimir Glavash ishte dënuar në vitin 2010 me tetë vjet burg për rolin e tij në vrasjen e serbëve gjatë luftës së viteve të ’90 në ish-Jugosllavi. Por, vitin e kaluar, Gjykata Kushtetuese e kishte anuluar vendimin për shkaqe proceduriale dhe kishte urdhëriar Gjykatën Supreme që ta rishikonte rastin, duke çuar drejt vendimit për anulimin e dënimit dhe ripërsëritjen e procesit.

Glavash, ish-gjeneral dhe deputet i të djathtës ekstreme, ka deklaruar se ai është shfajësuar nga vendimi i gjykatës. Ai ka qenë politikani më i lartë kroat që është dënuar ndonjëherë për krime lufte të konfliktit nga viti 1991 – 1995. Shtetasi i Bosnjes, Glavashi, ishte shpallur fajtor për pengmarrje, tortura dhe vrasje të së paku 10 serbëve në qytetin lindor kroat, Osijek më 1991. Por vendimi i gjykatës ka nxitur reagimin e ashpër në Serbi. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia