close
Rajoni

ZAGREB: NË SANDËK ZBULOHEN NËNTË TË GJALLË

rastovica 1

Policia tha se mes migrantëve kishte katër të mitur


Ministria kroate e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se një furgon me tarka polake kishte zbuluar nëntë shtetas të huaj të cilët për të mos rënë në sy ishin futuar në një sandëk.

Pamjet janë shpërndarë nga policia kroate. Ajo beson se përpos zbulimit të migrantëve të jashtëligjshëm atyre ua kishte shpëtuar edhe – jetën. Në fakt, sikundër po e shihni, të gjithë kanë qenë të future në një sandëk të mbyllur me gozhda dhe të vendosur në një makinë terreni.

Policia tha se në momentin e kontrollit të makinës kishin dëgjuar zëra mbytës nga sandëku i mirëmaskuar dhe pas hapjes – kanë konstatuar se në të ishin future nëntë persona: tre burra, dy gra dhe katër të mitur. Shoferi është ndaluar ndërsa udhëtarëve shtetas të huaj iu është dhënë edhe ndihma mjekësore. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia